By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
TOP Momenti

Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët

Momenti
Published: August 19, 2026

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj funksionimit të VLEN, duke e cilësuar atë si një projekt të ndërtuar mbi kundërshtimin ndaj BDI-së dhe jo mbi një vizion të përbashkët politik.

Sipas Osmanit, dobësia e VLEN-it nuk është vetëm pasojë e menaxhimit të keq, por lidhet me mënyrën se si është krijuar ky koalicion.

Your browser does not support the video tag.

“Brenda VLEN-it u mblodhën fragmente politike me prejardhje, ideologji, lidhje, interesa dhe ambicie të ndryshme personale”, shkruan Osmani.

Ai thotë se partitë përbërëse të koalicionit nuk kanë pasur një ide të përbashkët, hierarki të pranuar apo një qendër autonome vendimmarrjeje.

Osmani e përshkruan VLEN-in si “koalicion negativ”, duke argumentuar se aleanca është mbajtur e bashkuar kryesisht nga një kundërshtar i përbashkët – BDI-ja.

Sipas tij, pas largimit të BDI-së nga Qeveria, OBRM-PDUKM-ja është shndërruar në forcën qendrore në marrëdhëniet mes komponentëve të VLEN-it.

“OBRM-PDUKM-ja u bë arbitri i jashtëm i marrëdhënieve mes tyre: kush merr ministri, kush kontrollon drejtori, kujt i forcohet struktura lokale dhe kush gëzon mbrojtje politike”, pretendon Osmani.

Ai vlerëson se kjo ka krijuar një situatë ku secili komponent i VLEN-it ka ndërtuar marrëdhënie më të forta me OBRM-PDUKM-në sesa me partnerët brenda koalicionit.

Osmani e quan këtë “mekanizëm të kontrollit përmes fragmentimit”, duke thënë se kundërshtimi ndaj partnerit dominues mund t’u kushtojë partive shqiptare pozitat që mbajnë në pushtet.

Në reagimin e tij, Osmani kritikon edhe mënyrën se si paraqiten institucionet shtetërore dhe identiteti i shtetit.

“VLEN-i shërben si instrument institucional, përmes të cilit një projekt maqedonas merr firmën shqiptare”, shkruan ai.

Sipas Osmanit, institucionet e përbashkëta gradualisht emërtohen si “maqedonase”, ndërsa prania e ministrave shqiptarë përdoret për të krijuar pamjen e një qeverie multietnike.

You Might Also Like

Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”
​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?
Angellov: Ende aktiv zjarri në fshatin Çanishtë, nuk rrezikohet ndonjë fshat tjetër
​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë

LEXO GJITHASHTU

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Lajme
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Lajme
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
Lajme
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Lajme
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Lajme

You Might Also Like

Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
TOP Momenti

Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit

August 19, 2026
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
TOP Momenti

PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit

August 19, 2026
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
TOP Momenti

KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë

August 19, 2026
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
TOP Momenti

Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?