Më 14 gusht 2026, rreth orës 09:30, në Klinë, dyshohet se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa është kanosur nga vjehrra e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-DHUNË NË FAMILJE-KANOSJE/ Klinë 14.08.2026-09:30. Dyshohet se viktima f/k ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k dhe ishte kanosur nga vjehrra e saj e dyshuara f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari kishte udhëtuar jashtë shtetit ndërsa e dyshuara f/k është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

