Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ka kritika nga qytetarët për disa projekte madhore, për të cilat tha se ka ngecje.
“Ku pajtohem unë me qytetarët pak, në kuptimin e logjikës së kritikës më shumë se jo në mendimin për atë që Vetëvendosja ose Albin Kurti nuk e përkrah Gjilanin. Ka të bëjë me disa projekte madhore që kanë ngecje. Kryesorja është autostrada Gjilan-Prishtinë. Edhe kryeministri Albin Kurti dhe unë si kryetar i komunës i marrim kritikat më të mëdha edhe nga qytetarët që s’janë të Gjilanit.
Ai tha se ka takuar ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, të cilit tha se ia kishte dhënë disa rekomandime.
“Unë i kam thënë ministrit aktual që kontratat aktuale duhet të ndërpriten me urgjencë. Nuk mund të ecë përpara ky projekt me ato kontrata. Dhe këtu besoj që tash pajtohemi edhe me ministrin”.
Hyseni tha se duhet projektim i ri për autostradën dhe pastaj të fillojnë punimet me urgjencë.
Ai tha se si kryetar komune s’mund të jep zotime se kur mund të përfundojë, duke thënë se është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës./Express/
The post Alban Hyseni i jep udhëzime Dimal Bashës për Autostradën e Gjilanit: Kemi kritika nga qytetarët appeared first on Gazeta Express.

