By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
TOP Momenti

Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç

Momenti
Published: August 14, 2026

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart.

“Sot, së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e hapëm Qendrën për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje. Ky është vendi në të cilin do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Vend në të cilin çdo njeri do të pranohet ashtu siç është, me aftësitë, dëshirat, nevojat dhe potencialet e tij. Obligimi ynë si shoqëri nuk është vetëm të flasim për barazinë, por ta krijojmë atë në jetën reale”, tha Gjorgjievski në një postim në Fejsbuk.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë Qendër, siç thekson ai, përfituesit do të marrin mbështetje psikologjike dhe profesionale, do të marrin pjesë në aktivitete edukative, krijuese dhe rekreative, do të zhvillojnë aftësi praktike dhe jetësore, do të krijojnë miqësi, do të komunikojnë dhe hap pas hapi do të ndërtojnë pavarësinë dhe vetëbesimin e tyre.

“Por kjo Qendër është e rëndësishme edhe për familjet e tyre. Për prindërit dhe kujdestarët që mbajnë dashuri, kujdes dhe përgjegjësi të madhe çdo ditë, ne duam të jemi një mbështetje e vërtetë. Le t’u bëjmë të ditur se të dashurit e tyre janë në duar të sigurta, në një mjedis ku ata respektohen, mbrohen dhe inkurajohen të përparojnë. Askush nuk duhet të ndihet i harruar, i lënë mënjanë ose më pak i vlefshëm. Shkupi duhet të jetë një qytet që mbron njerëzit e tij. Një qytet që ndihmon. Një qytet në të cilin dallimet nuk na ndajnë, por na bëjnë më njerëzorë dhe më të fortë”, thotë ai.

Gjorgjievski thekson se fokusi i Qytetit të Shkupit nuk do të jetë te kufizimet, por te mundësitë, talenti dhe aftësitë e personit.

“Kjo Qendër do të jetë shumë më tepër sesa një vend për jetesë të përditshme. Do të jetë një vend për socializim, mësim, zhvillim, mbështetje, miqësi dhe fitore të reja. Një vend ku çdo person do të dijë se i përket dikujt. Sepse Shkupi është një shtëpi për të gjithë. Dhe është detyra jonë ta bëjmë atë shtëpi të sigurt, dinjitoze dhe të mbushur me kujdes për secilin prej banorëve të saj”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.

You Might Also Like

Tërmet në Ohër dhe Resnje
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
Zgjedhja e Presidentit, Haxhiu fton liderët e subjekteve politike në takim të përbashkët të martën

LEXO GJITHASHTU

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
Lajme
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Lajme
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Lajme
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Lajme
Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje
Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje
Lajme

You Might Also Like

Deputetja e LVV-së: Duhet marrëveshje për presidentin, çdo iniciativë tjetër e çon vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Deputetja e LVV-së: Duhet marrëveshje për presidentin, çdo iniciativë tjetër e çon vendin në zgjedhje

August 14, 2026
Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit
TOP Momenti

Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit

August 14, 2026
Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
TOP Momenti

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

August 14, 2026
Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra
TOP Momenti

Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?