By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive

Momenti
Published: August 12, 2026

Vetëvendosje ka dhënë sinjale se nuk pritet të ketë vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit pa u arritur më parë një marrëveshje politike për institucionet e vendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thënë se thirrja e seancës pa një marrëveshje politike do të ishte e pakuptimtë, duke argumentuar se seancat e vazhdueshme pa rezultat nuk do ta zgjidhnin ngërçin institucional.

Your browser does not support the video tag.

“ S’ka sanksione për atë. Më mirë është të kemi marrëveshje që zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca dhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbaheshin seancat vazhdimisht dhe të mos kishim rezultate?”, ka deklaruar Dehari.

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e PDK-së, e cila e akuzon Deharin për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ia ka rikujtuar Deharit se vitin e kaluar, kur Vetëvendosje nuk i kishte votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, seancat thirreshin vazhdimisht, ndërsa tani, sipas tij, kur LVV-ja pretendon se i ka votat, nuk po thirret seanca.

“Kjo është tërësisht në shkelje të Kushtetutës. Përveç afatit 30-ditor, është shkelje edhe e afatit 48-orësh për të thirrur seancën. Avni Dehari ka abuzuar me Kuvendin vitin e kaluar, duke thirrur seanca çdo 48 orë dhe duke propozuar nga LVV-ja një kandidat për kryetar pa i pasur votat. Tash që i kanë votat, nuk propozojnë. Logjika është bllokimi”, ka thënë Gruda.

Nga Vetëvendosje, deputeti Ilir Kërçeli ka kundërshtuar pretendimet për shkelje të afatit kushtetues 30-ditor.

Ai ka thënë se aktualisht po pritet një marrëveshje politike për të gjitha pozitat institucionale, duke përfshirë edhe çështjen e presidentit.

“Jemi duke pritur për një marrëveshje politike për të gjitha pozitat e shtetit. Sa i përket shkeljes kushtetuese, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në asnjë moment nuk thuhet se pas 30 ditësh duhet të shkohet në zgjedhje. Por aty shkruhet se brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi dhe mendoj se jemi brenda afatit kushtetues, sepse para asaj date ne nuk kemi qenë asnjëri deputet, pasi nuk kemi arritur të betohemi”, ka deklaruar Kërçeli për RTV21.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje të Kushtetutës nga zyrtarët e LVV-së.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, PDK-ja ka renditur tri pika që, sipas saj, përcaktohen nga Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sipas PDK-së, Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Po ashtu, kjo parti thotë se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se 30 ditët nuk janë vetëm afat për nisjen e procesit, por që brenda këtij afati Kuvendi duhet të konstituohet.

PDK-ja i referohet edhe Rregullores së Kuvendit, sipas së cilës, deri në përfundimin e seancës konstituive me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet e seancës nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.

Gruda e ka cilësuar situatën aktuale si “krejtësisht anarkike” dhe ka thënë se PDK-ja nuk do ta lejojë, siç u shpreh ai, “përmbysjen e rendit kushtetues”.

Në anën tjetër, Kërçeli ka argumentuar se më e rëndësishme është arritja e një marrëveshjeje politike që do të mundësonte zgjidhjen edhe të çështjes së presidentit.

“Opozita po bën thirrje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por nuk po deklarohet se si do të veprojë për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kërçeli.

7 gushti ishte afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ndërsa deri tani partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit institucional.

The post S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri
Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  

LEXO GJITHASHTU

Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
TOP Momenti
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
TOP Momenti
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
TOP Momenti
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Lajme
377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK
377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti

You Might Also Like

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës
Lajme

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

August 12, 2026
Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur
Lajme

Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur

August 12, 2026
Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë
Lajme

Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë

August 12, 2026
Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Behrami publikon fotografi: Jemi këtu
Lajme

Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Behrami publikon fotografi: Jemi këtu

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?