By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

Momenti
Published: August 11, 2026

Grupi Parlamentar i PDK-së i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas kërkesës, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.

Your browser does not support the video tag.

“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Më tej thuhet se “Pavarësisht nëse Dehari e përmbush apo jo obligimin e tij për thirrjen e seancës, Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë nesër, më 12 gusht, në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores”.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.

You Might Also Like

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve
Behrami: Deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë, sot mund të konstituohet Kuvendi
Zjarret në Shqipëri, tetë vatra ende aktive
Specialja e refuzon për të 27-ën herë-Thaçi në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit
Daka: S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet

LEXO GJITHASHTU

Ndalohen pesë persona, zbardhen dy raste të grabitjeve në Shkup
Ndalohen pesë persona, zbardhen dy raste të grabitjeve në Shkup
TOP Momenti
“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure
“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure
Lajme
“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik
“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik
TOP Momenti
SHBA-ja dhe Irani ‘janë afër një lloj marrëveshjeje’ për Hormuzin
SHBA-ja dhe Irani ‘janë afër një lloj marrëveshjeje’ për Hormuzin
TOP Momenti
Kurti i drejtohet përmes Whatsapp-it Gjinit për takim
Kurti i drejtohet përmes Whatsapp-it Gjinit për takim
TOP Momenti

You Might Also Like

Emisioni “Këndi i Debatit” 11.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Këndi i Debatit” 11.08.2026

August 11, 2026
Emisioni “Këndi i Debatit” 11.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Këndi i Debatit” 11.08.2026

August 11, 2026
Zemaj: LVV-ja po e keqpërdor statusin e moshës së Deharit, asnjëri nga ne s’duhet ta lejojë anarkinë dhe kapjen e shtetit
TOP Momenti

Zemaj: LVV-ja po e keqpërdor statusin e moshës së Deharit, asnjëri nga ne s’duhet ta lejojë anarkinë dhe kapjen e shtetit

August 11, 2026
Maqedonci nderon senatoren amerikane Ernst me “Medalje për Shërbim të Shquar”
TOP Momenti

Maqedonci nderon senatoren amerikane Ernst me “Medalje për Shërbim të Shquar”

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?