Aferdita Saraçini, ka qenë e ftuar në “Pressing One”, të martën.
Ajo ndër tjerash ka folur edhe për presidentin Ibrahim Rugova dhe rolin e tij politik, por edhe personalitetin e tij.
Për të, ajo tha se Ibrahim Rugova ka qenë rebel në vete për ndryshim.
“Ibrahim Rugova ka qenë një rebel që kur e shohësh historikisht në veprimtarinë politike ai është dukur i qetë, për toke, i matur. Por si njeri nuk ka qenë i tillë, ai ka qenë rebel në vete, një luftë për ndryshimin”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
The post “Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure appeared first on Gazeta Express.

