Tentimet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, përfunduan në këtë mënyrë.
Si pasojë e kësaj, vendi po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë.
Madje, me ushtruese të detyrës, po mbahet edhe pozita e presidentit te vendit.
E krejt kjo situatë, sipas Dhomës së Tregtisë, vendit po i sjell dëme të mëdha në fushën e ekonomisë.
“Po i rrezikon funksionimin e bizneseve, po e rrezion mbajtjen e këtyre punëtorëve, ata punëtorë mbajnë familje. Po i rrezikon të hyrat e shtetit, sepse në momentin që bizneset i bijnë të hyrat, kam me të ra të hyrat edhe aty. Në momentin që bizneset i bijnë të hyrat, ti je i rrezikuar me numrin e personave që kanë me kërkuar ndihmë nga shteti për përfitime sociale. Sepse ai mbetet pa punë krejt. Ose, ose nëse gjendje zgjidhje ik jasht vendi, po tash na po bëhem eksportues të njerzve apo po don me u bo” ka thwnw Kushtrim Ahmeti.
Me të njëjtën situatë, vendi u përball në pjesën më të madhe të vitit të kaluar.
“Ne e kemi parë gjatë vitit të kaluar sidomos, kur nuk kishim institucione, në disa procese jemi marrë, kemi qenë edhe pjesë e grupeve punuese në institucione dhe në gjithë punët i kryeshim, por kur vinde në fund, s’kishte kush me nënshkruar. Dhe mbetetke dokumenti pezulluar, kur vike i riu ose nuk u merrke me atë punë, ose kishte, të themi, gjëra të tjera që ndodhen, ose mbledhje shumë gjëra të tjera dhe fokusi ishte diku tjetër. Do të thotë mbetke. Pra, janë shumë ligje që duhen me u bërë. Sa më shpejt që bëhen institucionet, është aq më mirë për vendin”, shprehet ai.
Se kriza politike po i sjell vendit dëme ekonomike, e thonë edhe në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.
“Ndikon edhe në investitorët e jashtëm, për arsye se kur ata vijnë në një vend, le të themi, sikur Ballkani Perëndimor, ata kërkojnë që investimet e tyre milionëshe të kenë një lloj sigurie dhe të ketë një lloj parashikueshmërie se çfarë do të ndodhë në atë vend në 2, 3, 5 apo 10 vitet e ardhshme. Duke qenë se ne po i stërzgjasim, pra, proceset për themelimin e institucioneve, për zgjedhjen e një presidenti dhe qeveria, ne nuk jemi në gjendje që t’u japim kurrfarë do i sigurie, apo kurrfarë garancioni, çfarëdo lloj investitori të huaj potencial, se investimi i tyre do të jetë fitimprurës së paku në një shikim afatmesëm”, vlerwson Besar Gërgi nga GLPS.
Në lidhje më këtë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, u bëri thirrje partive politike që ta vendosin interesin e vendit mbi dallimet politike.

