By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
Lajme

Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Momenti
Published: August 11, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shkruar në Facebok për situatën politike në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por nuk po e bën këtë. Por ai tha se nëse VV nuk ia ka, atëherë LDK ia jep ato.

Your browser does not support the video tag.

Gashi tha se VV po e përdor formulën blloko dhe fito kohë, që të vonojë formimin e institucioneve.

Kështu ai tha se Kurti dëshiron të kërkojë një mandat më të madh për të qeverisur.

Tutje tha se LDK-ja duhet të jetë konstruktive, por jo naive. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

E VËRTETA E MOSKONSTITUITIMIT TË KUVENDIT

Le t’i themi gjërat qartë, pa rrotulla.

Albin Kurti thotë se i ka 62 vota për konstituimin e Kuvendit. Po ashtu thotë se i ka 62 vota edhe për formimin e Qeverisë.

Atëherë pyetja është e pashmangshme:

Nëse i ke votat, pse nuk e konstituon Kuvendin?

Nëse i ke votat, voto.

Nëse e ke shumicën, qeveris.

Nëse e ke mandatin, merr përgjegjësinë.

Sepse kur i ke votat dhe, megjithatë, e mban Kuvendin të bllokuar, problemi nuk është mungesa e numrave.

Problemi është zgjedhja politike.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese kur, përballë një çështjeje të trajtuar nga Gjykata Kushtetuese së paku pesë herë, dëgjojmë përsëri: “Kush ka vërejtje, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.”

Atëherë pyetja është:

Po kërkohet drejtësi kushtetuese apo po kërkohet kohë?

Sepse një rast i ri nuk e funksionalizon Kuvendin.

E shtyn atë.

Dhe në politikë, koha nuk është neutrale.

Një muaj i fituar për shtetin është një muaj për funksionalizimin e institucioneve. Një muaj i fituar për një strategji zgjedhore është diçka krejt tjetër.

Shtyhet konstituimi, shtyhet Qeveria, shtyhet procesi për Presidentin dhe afrohet mundësia e zgjedhjeve të reja.

Prandaj duhet ta bëjmë pyetjen që nuk mund të fshihet më:

A po kërkohet funksionalizimi i Republikës, apo po prodhohen kushtet për zgjedhje të reja dhe për një mandat edhe më të madh?

Sepse nëse formula është:

bllok, fito koh, shty institucionet, shko në zgjedhje, kërko me shumë pushtet,

atëherë nuk kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje procedurale.

Kemi të bëjmë me një strategji politike.

Edhe tri ditët e “diasporës” duhet të shihen në këtë dritë. Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës dhe meriton respekt të plotë. Por dashuria për diasporën nuk matet me simbolikë.

Matet me përgjegjësi ndaj shtetit.

Kuvendi duhet të funksionojë.

Sepse shteti nuk funksionon me propagandë.

Shteti funksionon me institucione.

Edhe opozita duhet ta kuptojë momentin.

LDK duhet të jetë konstruktive, por jo naive. Nuk po e bllokon marrëveshjen për një emër të caktuar, që edhe e kishte në garë për President. Të gjithë e dimë se një marrëveshje e tillë, në këto rrethana, nuk do të ndodhë.

PDK po pret shtatorin, me shpresën për kthimin e tre liderëve nga Haga si të pafajshëm. Ky zhvillim mund ta ndryshojë ndjeshëm konfigurimin politik.

AAK po zgjedh një përballje më të drejtpërdrejtë, edhe me mjete konfrontuese që dikur i përdorte Kurti. Dhe duhet pranuar: kjo mënyrë politike Kurtit i ka dhënë rezultat.

Por opozita nuk duhet ta kopjojë Kurtin.

Duhet të ndërtojë një alternativë më të fortë se Kurti.

Sepse, në fund të fundit, Kurtin nuk e largon kaosi. E largon demokracia.

Dhe demokracia nuk është spektator sportiv. Demokracia kërkon pasion, besim, organizim, guxim dhe punë.

Kërkon lidership.

Prandaj mesazhi im është i qartë:

I ke 62 vota? Konstituoje Kuvendin.

Nëse nuk i ke, ne t’i japim votat tona. Kryetarin e Kuvendit propozoje kë të duash.

I ke 62 vota? Formoje Qeverinë.

Për Presidentin konsensual dhe jopartiak flasim kur të vijë ajo pikë.

Por mos e mbaj Republikën peng për një kalkulim elektoral.

Sepse nëse zgjedhja është ta mbash shtetin jofunksional për të prodhuar zgjedhje të reja dhe për të kërkuar edhe më shumë pushtet, atëherë kjo nuk është më betejë për një mandat.

Është betejë për kontrollin e shtetit.

Dhe këtu qytetarët e Kosovës dhe diaspora duhet ta thonë fjalën e fundit.

Ata e kanë parë këtë lojë. Kanë parë bllokimin, kalkulimin dhe propagandën. Kanë parë kush kërkon funksionimin e institucioneve dhe kush përfiton politikisht nga mosfunksionimi i tyre.

Nëse kjo rrugë na çon përsëri në zgjedhje, zgjedhjet e katërta radhazi duhet të jenë përgjigjja e qytetarëve: ndëshkuese për të tashmen dhe edukative për të ardhmen.

Sepse vota nuk është çek i bardhë.

Vota është besim.

Vota është përgjegjësi.

Dhe vota është edhe ndëshkim kur pushteti e harron Republikën.

Ne nuk kemi nevojë për një pushtet që kërkon të kontrollojë gjithçka.

Kemi nevojë për institucione që janë më të forta se çdo individ.

Më shumë Republikë.

Më pak pushtet personal.

Më shumë institucione.

Më pak propagandë.

Më shumë demokraci.

Më shumë lidership.

Sepse pushtetet ndryshojnë. Mandatet mbarojnë.

Republika mbetet.

The post Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Anglia gati ta eliminojë hepatitn C
Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese
Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?
Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin
Zjarri në Vrellë – Digjet një barakë e kampit të policisë, dëmtohen disa vetura

LEXO GJITHASHTU

Prapashtica: Parashikuam se Kosova do të bëhej Republikë ose Jugosllavia do të zhdukej nga harta
Prapashtica: Parashikuam se Kosova do të bëhej Republikë ose Jugosllavia do të zhdukej nga harta
TOP Momenti
Isufi: Opozita e bashkuar do ta zgjidhte më lehtë problemin e formimit të institucioneve
Isufi: Opozita e bashkuar do ta zgjidhte më lehtë problemin e formimit të institucioneve
TOP Momenti
Martohen zyrtarisht Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
Martohen zyrtarisht Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
TOP Momenti
Isufi: Oferta e Kurtit për takim me përfaqësuesit e Aleancës është blerje kohe dhe lojë
Isufi: Oferta e Kurtit për takim me përfaqësuesit e Aleancës është blerje kohe dhe lojë
TOP Momenti
Prapashtica rrëfen për Demaçin dhe organizimin ilegal: Ishim një metodë tjetër nga organizatat e tjera
Prapashtica rrëfen për Demaçin dhe organizimin ilegal: Ishim një metodë tjetër nga organizatat e tjera
Lajme

You Might Also Like

Prapashtica: Koha na e dëshmoi se ose Kosova Republikë ose Jugosllavia zhduket
Lajme

Prapashtica: Koha na e dëshmoi se ose Kosova Republikë ose Jugosllavia zhduket

August 11, 2026
“Bisedat me nanën e babën, për luftën e tyre për zhdukjen e analfabetizmit – Familja ime nuk iu bind komunizmit”/ Aferdita Saraçini tregoi se çka e formësoi si personalitet
Lajme

“Bisedat me nanën e babën, për luftën e tyre për zhdukjen e analfabetizmit – Familja ime nuk iu bind komunizmit”/ Aferdita Saraçini tregoi se çka e formësoi si personalitet

August 11, 2026
Prapashtica rrëfen largimin nga Kosova: Në Nish pritëm trenin për Stamboll
Lajme

Prapashtica rrëfen largimin nga Kosova: Në Nish pritëm trenin për Stamboll

August 11, 2026
Prapashtica për Sabri Novosellën: Më akuzoi se kërkesa për Republikë ishte tradhti, kërkonte bashkim me Shqipërinë
Lajme

Prapashtica për Sabri Novosellën: Më akuzoi se kërkesa për Republikë ishte tradhti, kërkonte bashkim me Shqipërinë

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?