By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prapashtica: Koha na e dëshmoi se ose Kosova Republikë ose Jugosllavia zhduket
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prapashtica: Koha na e dëshmoi se ose Kosova Republikë ose Jugosllavia zhduket
Lajme

Prapashtica: Koha na e dëshmoi se ose Kosova Republikë ose Jugosllavia zhduket

Momenti
Published: August 11, 2026

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLShJ), ka deklaruar se zhvillimet e mëvonshme historike dëshmuan parashikimet e organizatës për të ardhmen e Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Në ciklin ekskluziv të intervistave “Dosjet”, në “Debat Plus” me autor Ermal Pandurin, Prapashtica është pyetur për një letër të Vladimir Bakariqit, ku, sipas Pandurit, nënvlerësoheshin njohuritë e PKMLShJ-së për marksizëm-leninizmin.

“Bakariq tallet me njohuritë e juaja për marksizëm-leninizmit, thotë që haberin nuk ia keni kësaj pune”, e pyeti Panduri.

Your browser does not support the video tag.

Prapashtica tha se koha e kishte dëshmuar të kundërtën.

“Koha e ka dëshmuar të kundërtën”, tha ai.

I pyetur se çfarë kishte dëshmuar koha, Prapashtica tha se organizata kishte parashikuar se Kosova do të bëhej Republikë ose se Jugosllavia do të zhdukej nga harta.

“E ka dëshmu sepse ne u kemi thënë se ja ka me u bë Kosova Republikë, ja Jugosllavia ka me u zhduk prej hartës gjeografike edhe kjo ka ndodh”, deklaroi Prapashtica.

Panduri më pas theksoi se Kosova u bë e pavarur, ndërsa Jugosllavia nuk ekziston më.

Prapashtica u pajtua me këtë vlerësim.

Në vazhdim të intervistës, ai foli edhe për marrëdhëniet mes PKMLShJ-së dhe organizatave të tjera ilegale shqiptare në Kosovë, përfshirë Organizatën Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK).

Sipas Prapashticës, në vitin 1981 nuk kishte dështuar bashkëpunimi në terren mes aktivistëve të këtyre organizatave, pasi ata kishin vepruar së bashku gjatë demonstratave. Ai tha se dallimet kishin ekzistuar kryesisht në nivelin e udhëheqjeve.

Prapashtica deklaroi se një prej çështjeve që kishte krijuar dilema ishte kërkesa për Republikën e Kosovës dhe qëndrimi që do të mbante Shqipëria ndaj saj.

Sipas tij, pas deklarimit të Enver Hoxhës në mbështetje të kërkesës për Republikë, edhe OMLK-ja ishte rreshtuar në favor të kësaj kërkese.

“Tani, kjo nuk është e saktë për arsye se ne nuk arritëm të bëjmë kontaktin për me bisedu për bashkim, por në terren kanë punuar shokët tonë me shokët e OMLK-së në demostrata bashkë dhe nuk ka pasë asnjë problem. Problemi ka qenë në udhëheqje. Udhëheqja ka qenë në dilema se a me përkrah kërkesën ‘Për Republikë’ apo jo, sepse ata nuk kanë qenë të sigurt se do ta përkrah dhe Shqipëria. Në momentin kur ka dalë atëhere, Enver Hoxha, më duket me 8 prill, apo me 8 maj, nuk po më kujtohet saktësisht dhe ka përkrah kërkesën ‘Për Republikë’, ata menjëhere janë rreshtu kah kërkesa ‘Për Republikë’”.

source

You Might Also Like

Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Jo më mish brazilian në Shqipëri! Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi
“Jam çu nëpër pallto, me gjetë naj dinar, e kam ble një bukë”, Aferdita Saraçini rrëfen për largimin nga puna të saj dhe bashkëshortit

LEXO GJITHASHTU

Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
TOP Momenti
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë
TOP Momenti
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
TOP Momenti
Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
TOP Momenti
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure
Lajme

“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure

August 11, 2026
“Në Radio Prishtina kishte një dorë të fuqishme që pëkrahte gazetarët në një rrugëtim që s’ishte i lehtë”, gazetarja Aferdita Saraçini për fillimet e angazhimit të saj
Lajme

“Në Radio Prishtina kishte një dorë të fuqishme që pëkrahte gazetarët në një rrugëtim që s’ishte i lehtë”, gazetarja Aferdita Saraçini për fillimet e angazhimit të saj

August 11, 2026
Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së
Lajme

Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së

August 11, 2026
Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese
Lajme

Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?