By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prapashtica rrëfen largimin nga Kosova: Në Nish pritëm trenin për Stamboll
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prapashtica rrëfen largimin nga Kosova: Në Nish pritëm trenin për Stamboll
Lajme

Prapashtica rrëfen largimin nga Kosova: Në Nish pritëm trenin për Stamboll

Momenti
Published: August 11, 2026

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e hershme të organizimit politik shqiptar në ilegalitet dhe veprimtar i Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLShJ), ka rrëfyer detaje nga largimi i tij nga Kosova pas rritjes së rrezikut për arrestim nga strukturat jugosllave të sigurisë.

Në ciklin ekskluziv të intervistave “Dosjet”, në “Debat Plus” me autor Ermal Pandurin, Prapashtica tregoi se si kishte arritur t’i shpëtonte një rrethimi policor dhe më pas të largohej nga Kosova së bashku me bashkëshorten, familjarë dhe bashkëpunëtorë.

Ai tha se ditën kur policia kishte rrethuar shtëpinë e tij, kishte qëndruar te motra në Ferizaj, pasi kishte vendosur të mos shkonte në gjykatë, ku ishte dashur të paraqitej.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Prapashticës, motra e kishte zgjuar në mëngjes duke i treguar se shtëpia ishte rrethuar nga policia. Ai tha se kishte vendosur të mos dorëzohej i gjallë, por kishte ndryshuar plan pasi kishte parë se në shtëpi ndodheshin pesë fëmijë të vegjël.

“Unë kisha vendim të prerë që unë nuk bi i gjallë në dorë. I kam thënë motrës: ma qit një çaj të mendoj pak. Gjatë asaj kohe kam mendu çka me bo. Ata ishin para dyerve, kurse brenda në shtëpi ishin pesë fëmijë të vegjël dhe unë mendova që do të ishte një punë shumë e keqe nëse ata hyjnë dhe unë e filloj luftën me ta”, rrëfeu ai.

Prapashtica tha se kishte dalë nga shtëpia i armatosur, por kishte arritur të kalonte pranë policëve pa u identifikuar.

Ai tregoi se kishte fshehur revolen në pallto dhe ishte përshëndetur me policët në shqip dhe serbisht, para se të largohej nga zona.

Më pas, kishte tentuar të largohej nga Ferizaj. Pas disa përpjekjeve për të gjetur transport, kishte gjetur një person që punonte si taksist dhe ishye nisur drejt Prishtinës.

Largimi nga Kosova përmes Nishit

Prapashtica tregoi se pasi kishte arritur në Prishtinë, kishte njoftuar bashkëpunëtorët për rrezikun dhe u kishte kërkuar që të ndërprisnin përkohësisht aktivitetet.

Më pas, së bashku me bashkëshorten, Faton Osmanin dhe familjarë, ishte nisur drejt stacionit të trenit në Prishtinë.

Gjatë rrugës, sipas tij, kishin hasur në post-blloqe policore, por kishin arritur të kalonin për shkak të pranisë së prindërve të tij.

Në stacion kishin blerë bileta për në Podujevë, por sipas rrëfimit të Prapashticës, në vend të Podujevës kishin vazhduar drejt Nishit.

“Në Nish kemi prit treni, ‘Akropolisin’, nga Vjena për Stamboll, 18 orë”, tha Prapashtica.

Ai tregoi se udhëtimi ishte bërë me pasaportë të rregullt, pavarësisht rrezikut të arrestimit.

Sipas tij, nuk kishte pasur mundësi tjetër për t’u larguar nga Kosova, pasi atë natë kishte rënë borë e madhe.

“Ne nuk kishim tjetër zgjedhje, këtu ishte problemi, sepse në atë natë kishte rënë dy metra borë. Ne e kemi menduar për me shku për Shqipëri dhe jo për Turqi, por ishte e vetmja mundësi ajo”, tha ai.

Nga Nishi, Prapashtica dhe të tjerët udhëtuan me trenin “Akropolis” në drejtim të Sofjes dhe më pas Stambollit, ndërsa nga Stambolli vazhduan drejt Adapazarit.

“Prindërit tanë na hapën rrugën”

Prapashtica hodhi poshtë pretendimet se largimi i tij ishte i organizuar ose i simuluar në mënyrë të veçantë.

Ai tha se ishte pikërisht prania e prindërve të tij dhe atmosfera e krijuar si një udhëtim familjar ajo që, sipas tij, ua mundësoi kalimin e kufirit.

“Unë e tregova realitetin. Ne nuk besoj që kishim mujt me dalë prej Kosovës mos me pasë qenë prindërit tanë. Prindërit tanë kanë qenë ata që na kanë hapë rrugën për me dalë dhe vetë prezenca e tyre e ka kriju një atmosferë që është një familje që po udhëton”, deklaroi ai.

Sipas tij, në kufi të gjitha pasaportat i ishin dhënë nënës së tij, e cila ia kishte dorëzuar doganierit të gjitha së bashku, duke krijuar përshtypjen e një familjeje që po udhëtonte.

Në Nish, grupi kishte qëndruar jashtë stacionit derisa priste trenin, ndërsa, sipas Prapashticës, kishin qenë të kujdesshëm për të vërejtur nëse kishte ndonjë lëvizje të dyshimtë.

Pasi nuk kishin vërejtur diçka të tillë, ishin futur në tren dhe kishin vazhduar rrugën drejt Turqisë.

Takimi me Sabri Novosellën në Turqi

Pas mbërritjes në Adapazar, Prapashtica tha se menjëherë kishte kërkuar takim me veprimtarin Sabri Novosella.

Sipas tij, gjatë takimit ata kishin diskutuar për situatën në Kosovë, planet e tyre të mëtejshme dhe mundësinë e bashkimit të organizatave ilegale shqiptare.

“Posa jemi akomoduar në Adapazar, unë kam kërku me taku me Sabriun dhe jemi takuar dhe i kemi tregu sesi është puna, cilat janë planet tona. Dhe aty tani ka fillu biseda edhe për punën e bashkimit të organizatave ilegale”, tha Prapashtica.

source

You Might Also Like

Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Jo më mish brazilian në Shqipëri! Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi
“Jam çu nëpër pallto, me gjetë naj dinar, e kam ble një bukë”, Aferdita Saraçini rrëfen për largimin nga puna të saj dhe bashkëshortit
“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure
“Në Radio Prishtina kishte një dorë të fuqishme që pëkrahte gazetarët në një rrugëtim që s’ishte i lehtë”, gazetarja Aferdita Saraçini për fillimet e angazhimit të saj

LEXO GJITHASHTU

Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
TOP Momenti
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
TOP Momenti
Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik
Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik
TOP Momenti
Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve
Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve
TOP Momenti
Behrami: Deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë, sot mund të konstituohet Kuvendi
Behrami: Deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë, sot mund të konstituohet Kuvendi
TOP Momenti

You Might Also Like

Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së
Lajme

Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së

August 11, 2026
Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese
Lajme

Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese

August 11, 2026
Anglia gati ta eliminojë hepatitn C
Lajme

Anglia gati ta eliminojë hepatitn C

August 11, 2026
Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese
Lajme

Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?