By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prapashtica: Parashikuam se Kosova do të bëhej Republikë ose Jugosllavia do të zhdukej nga harta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prapashtica: Parashikuam se Kosova do të bëhej Republikë ose Jugosllavia do të zhdukej nga harta
TOP Momenti

Prapashtica: Parashikuam se Kosova do të bëhej Republikë ose Jugosllavia do të zhdukej nga harta

Momenti
Published: August 11, 2026

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLShJ), ka deklaruar se zhvillimet e mëvonshme historike dëshmuan parashikimet e organizatës për të ardhmen e Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Në ciklin e intervistave “Dosjet”, në “Debat Plus”, Prapashtica është pyetur për një letër të Vladimir Bakariqit, ku, sipas Pandurit, nënvlerësoheshin njohuritë e PKMLShJ-së për marksizëm-leninizmin.

Your browser does not support the video tag.

“Bakariq tallet me njohuritë e juaja për marksizëm-leninizmit, thotë që haberin nuk ia keni kësaj pune”, e pyeti Panduri.

Prapashtica tha se koha e kishte dëshmuar të kundërtën.

“Koha e ka dëshmuar të kundërtën”, tha ai.

I pyetur se çfarë kishte dëshmuar koha, Prapashtica tha se organizata kishte parashikuar se Kosova do të bëhej Republikë ose se Jugosllavia do të zhdukej nga harta.

“E ka dëshmu sepse ne u kemi thënë se ja ka me u bë Kosova Republikë, ja Jugosllavia ka me u zhduk prej hartës gjeografike edhe kjo ka ndodh”, deklaroi Prapashtica.

Panduri më pas theksoi se Kosova u bë e pavarur, ndërsa Jugosllavia nuk ekziston më.

Prapashtica u pajtua me këtë vlerësim.

Në vazhdim të intervistës, ai foli edhe për marrëdhëniet mes PKMLShJ-së dhe organizatave të tjera ilegale shqiptare në Kosovë, përfshirë Organizatën Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK).

Sipas Prapashticës, në vitin 1981 nuk kishte dështuar bashkëpunimi në terren mes aktivistëve të këtyre organizatave, pasi ata kishin vepruar së bashku gjatë demonstratave. Ai tha se dallimet kishin ekzistuar kryesisht në nivelin e udhëheqjeve.

Prapashtica deklaroi se një prej çështjeve që kishte krijuar dilema ishte kërkesa për Republikën e Kosovës dhe qëndrimi që do të mbante Shqipëria ndaj saj.

Sipas tij, pas deklarimit të Enver Hoxhës në mbështetje të kërkesës për Republikë, edhe OMLK-ja ishte rreshtuar në favor të kësaj kërkese.

“Tani, kjo nuk është e saktë për arsye se ne nuk arritëm të bëjmë kontaktin për me bisedu për bashkim, por në terren kanë punuar shokët tonë me shokët e OMLK-së në demostrata bashkë dhe nuk ka pasë asnjë problem. Problemi ka qenë në udhëheqje. Udhëheqja ka qenë në dilema se a me përkrah kërkesën ‘Për Republikë’ apo jo, sepse ata nuk kanë qenë të sigurt se do ta përkrah dhe Shqipëria. Në momentin kur ka dalë atëhere, Enver Hoxha, më duket me 8 prill, apo me 8 maj, nuk po më kujtohet saktësisht dhe ka përkrah kërkesën ‘Për Republikë’, ata menjëhere janë rreshtu kah kërkesa ‘Për Republikë’”./RTVD/

You Might Also Like

Transportuesit do të presin deri më 1 shtator, nga rezultati i takimit në Bruksel do të varet nëse do të dalin në protesta
Vuçiqi nuk zbrapset për lumin Ibër, sulmon ashpër BE-në dhe Kosovën
Man City i etur për yllin e Chelseas, ditët e ardhshme vendimtare
Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë

LEXO GJITHASHTU

Srpska në takim me KFOR’in, Ulutas ua sqaron se vendimi i fundit për Urën e Ibrit është i kushtëzuar: Ndryshon, nëse është e nevojshme
Srpska në takim me KFOR’in, Ulutas ua sqaron se vendimi i fundit për Urën e Ibrit është i kushtëzuar: Ndryshon, nëse është e nevojshme
Lajme
Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Lajme
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
TOP Momenti
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Lajme
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Lajme

You Might Also Like

Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
TOP Momenti

Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari

August 11, 2026
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
TOP Momenti

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

August 11, 2026
Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik
TOP Momenti

Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik

August 11, 2026
Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve
TOP Momenti

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?