By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës
TOP Momenti

KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës

Momenti
Published: August 10, 2026

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka bërë të ditur se ky proces është pjesë e optimizimit të pranisë së misionit në Kosovë dhe vjen në kuadër të vlerësimit për përmirësimin e situatës së sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si lajm të mirë fillimin e këtij procesi, duke thënë se përgjegjësia për sigurinë në urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës.

Në një prononcim për media, Sveçla tha se ky është rezultat i punës së institucioneve të sigurisë dhe i përmirësimit të situatës në vend.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës. Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës në sigurimin e rendit dhe ligjit dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim”, deklaroi Sveçla.

Ai tha se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in, ndërsa prania e Policisë së Kosovës në urë, sipas tij, do të reduktohet gradualisht me përmirësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë.

“Patjetër që ky është një lajm i mirë. I gjithë procesi do të vijojë në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri tani e ka pasur përgjegjësinë e sigurisë në këtë Urë. Sigurisht që, me përmirësimin e sigurisë, edhe vetë prezenca e Policisë së Kosovës do të reduktohet. Është një proces afatshkurtër, i cili do të ofrojë garanci për të gjithë se hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ te askush”, tha ai.

I pyetur se kur pritet të hiqen barrikadat dhe të mundësohet qarkullimi i automjeteve në urën kryesore mbi Ibër, Sveçla tha se institucionet janë të angazhuara që procesi të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ura kryesore mbi lumin Ibër lidh Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe për vite me radhë ka qenë një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Kosovë.

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër

Aktualisht, ura është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa çështja e hapjes së saj për automjete ka shkaktuar vazhdimisht reagime dhe shqetësime nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe komuniteti serb.

Sveçla foli edhe për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Liqenin e Ujmanit.

Ai tha se Kosova është mësuar me deklarata që, sipas tij, cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e vendit.

“Për sa u takojnë deklaratave të Vuçiqit, jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të cilat cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e Republikës së Kosovës. Të them të drejtën, nuk është se na bëjnë përshtypje, për shkak se nuk jemi të befasuar nga qëndrimet e tyre”, tha Sveçla.

Sipas tij, Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj, por Kosova është forcuar dhe është e gatshme të marrë përgjegjësitë për garantimin e sigurisë.

“Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo Serbi e viteve 1998 dhe 1999, por Kosova nuk është më e njëjta. Kosova po forcohet, po ecën përpara dhe është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë për të garantuar siguri për të gjithë”, shtoi ai.

You Might Also Like

Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
“Ditari” 10.08.2026
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit

LEXO GJITHASHTU

S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Lajme
Policia në Shtime shpëton një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në bunar 
Policia në Shtime shpëton një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në bunar 
Lajme
Suedia thotë se ka parandaluar një operacion të inteligjencës ruse
Suedia thotë se ka parandaluar një operacion të inteligjencës ruse
Lajme
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
TOP Momenti
Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja
Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja
Lajme

You Might Also Like

Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri
TOP Momenti

Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri

August 10, 2026
Qytetarët alarmojnë për mbeturinat, kërkojnë masa urgjente nga institucionet
TOP Momenti

Qytetarët alarmojnë për mbeturinat, kërkojnë masa urgjente nga institucionet

August 10, 2026
4 tetori – koha e fundit kur vendi mund të ketë ushtrues detyre të presidentit
TOP Momenti

4 tetori – koha e fundit kur vendi mund të ketë ushtrues detyre të presidentit

August 10, 2026
PDK: LVV po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
TOP Momenti

PDK: LVV po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?