Afati kushtetues u kalua, kuvendi sërish nuk u konstitua në plotni.
Tash, duket se skenari i seancave i parë vitin që lamë pasë, çdo 48-orë po rikthehet edhe një herë.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese parashihte që më 7 gusht ën ora 23:59 minuta duhej të përmbyllej konstituimi i Kuvendit të legjislaturës së XI, por kjo datë mbeti vetëm në aktgjykim.
Për të dytën herë, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit.
Por, a është kjo shkelje Kushtetuese?
“Kjo përbën një tejkalim të afatit të paraparë nga Kushtetua që Kuvendi sa më parë të konstituohet, por praktikisht nuk përbën shkelje për dy arsye, pasi në rend të parë nuk parashihen sanksione, që në rast se nuk konstituohet Kuvendi pas certifikimit të zgjedhjeve, kuvendi shpërndahet”, ka theksuar Ditar Kabashi, Njohës i Kushtetuës.
Gjithë kjo po mund të bëhet pasi edhe që mungojnë mekanizmat që ndëshkojnë ligjvënësit për këtë situatë.
“Aktualisht nuk ekziston sanksion që do ta penalizonte kuvendin e KOsovës, pra që do ti mbaronte mandati këtij kuvendi kësaj legjislature të Kuvendit, po qe se nuk konstituohet ose që nuk është konstituar brenda këtyre 30 ditësh. Fatkeqësisht e kemi këtë rregullim”, ka theksuar Kabashi.
Kuvendi i Kosovës është mbledhur dje për të dytën herë në tentim për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e rinjë të shtetit.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi sërish kohë shtesë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, që sipas tij i duhet për t’u marrë vesh me partitë e tjera sa i përket çështjes së presidentit.

