By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
TOP Momenti

Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin

Momenti
Published: August 9, 2026

Anëtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij për organizimin e protestave në rrugë kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas tij “rruga është e vetmja rrugë” për ta rikthyer Kosovën në atë që e cilëson si “binarët e shtetit demokratik”.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka renditur një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti, duke përmendur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qasjen ndaj Serbisë, sektorin e energjisë, projektet amerikane, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe trajtimin e qytetarëve.

“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë shtet ku “aleati historik, Amerika, respektohet”, ndërsa Serbia “sanksionohet me 100 për qind”.

Haradinaj ka kritikuar edhe politikat energjetike, duke pretenduar se energjia blihet në Serbi me mbi një miliard euro, ndërsa ka kërkuar që prodhimi i energjisë të bëhet në Kosovë.

Në listën e tij të kritikave, ai ka përfshirë edhe projektet amerikane, trajtimin e prodhuesve vendorë, kushtet e punëtorëve, policinë dhe ushtrinë, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe emigrimin e familjeve kosovare.

“Ku punohet e nuk flitet. Ku vlera respektohet e nuk anatemohet. Ku prodhuesi i Kosovës e ka shtetin partner e jo armik. Ku tregu i Kosovës është për kosovarët. Ku punëtorit i respektohet puna”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka kërkuar gjithashtu që qytetarëve t’u thuhet e vërteta dhe ka ngritur pretendime lidhur me regjistrimin e serbëve në Kosovë.

You Might Also Like

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji
Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit

LEXO GJITHASHTU

“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
Lajme
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Lajme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Lajme
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Lajme
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Lajme

You Might Also Like

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
TOP Momenti

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil
TOP Momenti

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil

August 9, 2026
Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike
TOP Momenti

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

August 9, 2026
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 71-të
TOP Momenti

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 71-të

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?