Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Muhavoc të Ferizajt të dielën rreth orës 16:30.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore.
Zëdhënsi i PK-së për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli, tha se ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajresj pas marrjes së informacionit për aksident dhe është lajmëruar emergjenca
“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet e trafikut kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rastit”, ka njoftuar Veseli për teve1.info.

