Daut Haradinaj nga Aleanca e ka përsëritur deklaratën e tij për protesta në rrugë kundër Albin Kurtit.
Ai ka shkruar në Facebook se “rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”.
Haradinaj ka treguar arsyjet dhe në fund ka shkruar “shtatori po vjen Albin”.
Postimi i plotë:
E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik:
Ku aleati historik, Amerika, respektohet.
Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind.
Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro.
Ku projektet amerikane janë strategji shtetërore e jo tallje.
Ku shteti i trajton qytetarët e vet të barabartë, e jo me ne dhe ata.
Ku punohet e nuk flitet.
Ku vlera respektohet e nuk anatemohet.
Ku prodhuesi i Kosovës e ka shtetin partner e jo armik.
Ku tregu i Kosovës është për kosovarët.
Ku punëtorit i respektohet puna.
Ku ushtari nuk të padit.
Ku polici ka dinjitet.
Ku arsimi është prioritet.
Ku spitali të shëron e jo të sëmun’.
Ku rrugët ndërtohen e nuk shkatërrohen.
Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi.
Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta.
Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera.
Pra, shtatori po vjen, Albin
The post Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin appeared first on Gazeta Express.

