By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Lajme

Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike

Momenti
Published: August 9, 2026

Volodymyr Zelenskyy në katër vitet e fundit, që prej agresionit rus ndaj vendit të tij, është pothuajse “ylli” i pakontestuar në secilën takim apo samit të liderëve.  Nuk ka  përfaqësues shteti qe nuk ka kërkuar ta takojë apo të shtrëngojë duartë me të, për të shfaqur solidaritetin për atë që po i ndodhë Ukrainës. Kështu ka ndodhur edhe udhëheqësit kosovarë, të cilët liderin e famshëm ukrainas kanë pasur rastin ta shohin e t’i shtrëngojnë duart në ngjarje ndërkombëtare ku kanë qenë bashkë pjesemarrës. Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar për takim me Zelenskyyn këtë vit, gjatë qëndrimit në Armeni, ku po merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Takimin me Zeleneskyyn dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashynian e kishte radhitur në kategorinë e takimeve me liderë botërorë me vendet e të cilëve Kosova synon të lidhë marrëdhënie diplomatike.

Your browser does not support the video tag.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Momenti i ri i zgjerimit kërkon unitet dhe angazhim më të madh ndaj Kosovës. BE-ja duhet të përmbushë angazhimin për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit, ndërsa NATO duhet të forcojë krahun e saj juglindor përmes avancimit të anëtarësimit të Kosovës” shkruante Kurti.

“Ky ishte mesazhi që përcollëm gjatë një serie takimesh të rëndësishme dhe frytshme në margjinat e Samitit të Tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan. Këto prioritete i diskutuam me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me liderë të tjerë botërorë, përfshirë liderë të vendeve me të cilat synojmë të vendosim marrëdhënie diplomatike, si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe nikoqiri ynë, Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan”, shkruante Kurti më 5 maj të këtij viti.

Nje takim më “sipërfaqësor” ose shtrëngim duarsh me Zelenskyy Kurti e kishte pasur në Athinë para tre vitesh, po ashtu në kuadër të një takimit multilateral të ftuar nga Greqia për të shënuar 20 vjetorin e deklaratës së Selanikut që konfirmon zotimin për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e BE’së.

“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, kishte shkruar Kurti.

Po të njëjtin vit, me rastin e një vjetorit të sulmit rus i kishte drejtuar një letër Zelenskyy për t’i shprehur “simpatine dhe empatinë e popullit të Kosovës”

” I nderuar z. President, ju keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit të Kosovës. Nga gazetarët ukrainas që kemi strehuar në Kosovë, ne jemi informuar edhe më mirë për realitetin e përditshme në vendin tuaj. Historitë e guximit dhe sakrificës së ushtarëve, përkushtimit të tyre ndaj vendit dhe kauzës, të cilat i kanë mposhtur shanset kundër tyre dhe kanë frymëzuar botën — historitë e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së njerëzve përballë pushtimit brutal — kanë mobilizuar botën e lirë për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë” shkruante Kurti ndër të tjera.

Por, të shtunën një deklaratë e Zelenskyyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe se respekton “integritetin territorial të Serbisë” ka shkaktuar reagime të shumta përfshirë fillimisht një nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe më pas e Kosovës.

Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca ka shprehur keqardhje për deklaratat e Zelenskyy duke thënë se Kosova ka qëndruar krah Ukrainës dhe se i ka vendosur edhe sanksione Rusisë.

Por, ky s’ka qenë reagimi i vetëm. Një baner i madh me mbishkrimin “Free Ukraine” i vendosur në qendër të Prishtinës në muret e hotelit “Grand” është hequr me urdhër të Kryetarit Përparim Rama.

“Kur Kosova nuk respektohet Prishtina përgjigjet” ka shkruar ai.

Kurti nuk është zyrtari i vetëm që e ka takuar Zelenskyn. Këtë e ka bërë disa herë edhe ish- Presidentja Osmani në samite në Moldavi, Spanjë e gjetiu. Madje në Samitin për Ukrainën në Tiranë ajo kishte deklaruar se njohja e Kosovës nga Kyivi do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.

Zelenskyy dhe pse vendi i tij se ka njohur Kosovën nuk ka hezituar t’i shtrëngojë duart ndërsa i ka evituar deklarimet për Kosovën. Qëndrimet për mosnjohjen e Kosovës i ka përsëritur në disa raste ambasadori i Ukrainës në Serbi. Ai megjithatë kishte deklaruar se nuk çuditet që ne vendin e tij ka zëra për njohjen e Kosovës, përfshirë deputetë pasi Kosova e ka dë dënuar agresionin e Rusisë.

The post Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, thërrasin: UÇK, UÇK

LEXO GJITHASHTU

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
TOP Momenti
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
TOP Momenti
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
TOP Momenti
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
TOP Momenti
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji
TOP Momenti

You Might Also Like

Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin
Lajme

Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin

August 9, 2026
Netanyahu kundërshton planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën
Lajme

Netanyahu kundërshton planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën

August 9, 2026
Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza para se Hamasi të çarmatoset
Lajme

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza para se Hamasi të çarmatoset

August 9, 2026
BBC: Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, por kush është faji?
Lajme

BBC: Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, por kush është faji?

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?