Rusia ka shpallur Fondacionin për të Drejtat e Njeriut me seli në Nju Jork si një “organizatë të padëshirueshme”. Ky foncadion është i kryesuar nga Yulia Navalnaya, e veja e disidentit të ndjerë rus Alexei Navalny.
Etiketimi “e padëshirueshme” përdoret nga autoritetet ruse për të ndaluar aktivitetet e organizatave që ato i konsiderojnë si kërcënim për shtetin dhe do të thotë se çdo rus që bashkëpunon me to ose ndan përmbajtjen e tyre mund të përballet me ndjekje penale.
Në njoftimin e saj, zyra e prokurorit rus vuri në dukje se HRF e kishte përcaktuar Rusinë si një “regjim plotësisht autoritar” në projektin e saj “Gjurmuesi i Tiranisë”.
Më tej theksohej se HRF ishte e angazhuar në diskreditimin e forcave të armatosura ruse si dhe në promovimin e sanksioneve anti-ruse dhe mbështetjen e organizatave të tjera të padëshirueshme.
Që nga viti 2015, Rusia ka vendosur qindra organizata në listën e saj “të padëshiruara”, duke përfshirë grupe të të drejtave të njeriut si Amnesty International, media ruse dhe perëndimore, si dhe universitete duke përfshirë Yale dhe Stanford.
The post Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme” appeared first on Gazeta Express.

