By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ahmeti për protestat në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ahmeti për protestat në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
TOP Momenti

Ahmeti për protestat në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri

Momenti
Published: June 24, 2026

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në Kuvendin zgjedhor të partisë në Butel gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për protestat në Shqipëri. Ahmeti tha se armiqtë e kombit tentojnë të krijojnë pasiguri. Ahmeti gjithashtu theksoi se me këto protesta goditet industria më e madhe e Shqipërisë, turizmi.

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta”.

Your browser does not support the video tag.

“Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”.

“Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri”.

“Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, tha Ahmeti./Telegrafi/

You Might Also Like

Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
FSSH: Punonjësit e MPB-së nuk kanë sigurim shëndetësor sepse nuk janë paguar kontributet
Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona

LEXO GJITHASHTU

Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Lajme
Ramadani u përgjigjet deputetëve të LVV-së: Kanë mendje fëmijësh, as nuk kuptojnë e as nuk duan të mësojnë
Ramadani u përgjigjet deputetëve të LVV-së: Kanë mendje fëmijësh, as nuk kuptojnë e as nuk duan të mësojnë
Lajme
“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit
“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit
Lajme
Rafuna: Eksportet janë rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Rafuna: Eksportet janë rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Lajme
Gjocaj: Nuk u besoj politikanëve, ndoshta këngët shqipe në veri po i lëshojnë me leje nga Beogradi
Gjocaj: Nuk u besoj politikanëve, ndoshta këngët shqipe në veri po i lëshojnë me leje nga Beogradi
Lajme

You Might Also Like

MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne
TOP Momenti

MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne

August 11, 2026
Tentoi t’u jap rushfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak
TOP Momenti

Tentoi t’u jap rushfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

August 11, 2026
Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
TOP Momenti

Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

August 11, 2026
​Dehari: Pa marrëveshje politike, s’ka kuptim të thirret seanca konstituive
TOP Momenti

​Dehari: Pa marrëveshje politike, s’ka kuptim të thirret seanca konstituive

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?