By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
TOP Momenti

Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia

Momenti
Published: August 11, 2026

Në lidhje me rastin e vendosjes së flamujve (njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë), në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore.

Sipas njoftimit thuhet se është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit.

Your browser does not support the video tag.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të mediave dhe opinionit të gjerë, lidhur me rastin e vendosjes së flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, përmes kësaj komunikate zyrtare njofton se: Stacioni Policor në Lipjan, më datën 10.08.2026, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi/mbikëqyrësi i kishës ortodokse, është njoftuar se në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.Njësitë relevante policore, me të pranuar informacionin, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit. Personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën 11.08.2026, është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E. M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore.

“Sipas procedurave të parapara ligjore, lidhur me rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm, me udhëzimin e të cilëve rasti është dërguar me Shënim Zyrtar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm. Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjorgjievski: Uji në Shkup është i pijshëm, bëjmë kontrolle 24-orëshe
Koci: Deklarimet e Vuçiqit nuk janë retorikë boshe, të merren seriozisht
Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane
​Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë
Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri

LEXO GJITHASHTU

Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Lajme
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Lajme
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
TOP Momenti
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
TOP Momenti

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë

August 11, 2026
Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime
TOP Momenti

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime

August 11, 2026
Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze
TOP Momenti

Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze

August 11, 2026
Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
TOP Momenti

Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?