By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
TOP Momenti

Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona

Momenti
Published: August 11, 2026

Sot rreth orës rreth orës 00:15, Policia e Rajonit të Ferizajt është njoftuar për një përleshje fizike ndërmjet disa personave, e cila ka ndodhur në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

Sipas një njoftimi për media thuhet se njësitet reaguese, së bashku me njësitet e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe hetimore.

Your browser does not support the video tag.

Siç thuhet në raport si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Njëri prej të lënduarve, për shkak të natyrës së lëndimeve, pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Në vazhdim të hetimeve, gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në rast. Gjatë intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se gjatë përleshjes kishte përdorur një kaçavidë, me të cilën dyshohet se ka goditur njërin nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

“Po ashtu, policia ka siguruar edhe një incizim të ngjarjes, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore si dëshmi materiale. Pesë personat e arrestuar janë: D.A., 21 vjeç; E.A., 22 vjeç; A.N., 39 vjeç; O.A., 18 vjeç; A.A., 22 vjeç”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim personi i lënduar, SH.A., 33 vjeç, i cili aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, do të intervistohet nga hetuesit policorë pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast për veprat penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë janë duke i zgjeruar hetimet me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjorgjievski: Uji në Shkup është i pijshëm, bëjmë kontrolle 24-orëshe
Koci: Deklarimet e Vuçiqit nuk janë retorikë boshe, të merren seriozisht
Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane
​Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë
Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri

LEXO GJITHASHTU

Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Lajme
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Lajme
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
TOP Momenti
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
TOP Momenti

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë

August 11, 2026
Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime
TOP Momenti

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime

August 11, 2026
Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze
TOP Momenti

Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze

August 11, 2026
Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
TOP Momenti

Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?