By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ky është plani operativ i Policisë së Kosovës në ditën e zgjedhjeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ky është plani operativ i Policisë së Kosovës në ditën e zgjedhjeve
Lajme

Ky është plani operativ i Policisë së Kosovës në ditën e zgjedhjeve

Momenti
Published: May 29, 2026

Policia e Kosovës (PK) njofton ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Përmes urdhrit operativ, Policia njofton se parashihen të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Policisë, plani operativ përfshin katër faza: 1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, 2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, 3) Garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z) dhe 4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Në njoftim thuhet se faza e parë veçse është realizuar dhe tani janë në zbatim të fazës së dytë, të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:  Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve. Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, njofton Policia.

Sikurse edhe në planifikimet e kaluara, sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të KQZ-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Këshillit Gjyqësor, thuhet se janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit.

“Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor”, thuhet më tej.

Policia ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

“Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim.

The post Ky është plani operativ i Policisë së Kosovës në ditën e zgjedhjeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike
Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes SHBA-Kore e Jugut

LEXO GJITHASHTU

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TOP Momenti
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
Lajme

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi

August 20, 2026
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
Lajme

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës

August 20, 2026
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Lajme

Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

August 20, 2026
Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion
Lajme

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?