By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hera e parë në histori të Bosnjës – Përfaqësuesi i Lartë mund të jetë amerikan, edhe atë nga inteligjenca
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hera e parë në histori të Bosnjës – Përfaqësuesi i Lartë mund të jetë amerikan, edhe atë nga inteligjenca
Lajme

Hera e parë në histori të Bosnjës – Përfaqësuesi i Lartë mund të jetë amerikan, edhe atë nga inteligjenca

Momenti
Published: May 29, 2026

Bosnja dhe Hercegovina pritet të marrë një Përfaqësues të ri të Lartë pas takimit të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), i cili mbahet më 3 dhe 4 qershor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësaj here po shkojnë në mbledhje me kandidatin e tyre.

Nëse kandidati amerikan zgjidhet, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) që në krye të këtij institucioni do të ishte një person nga SHBA.

Your browser does not support the video tag.

Rregulli i pashkruar deri tani ka qenë që këtë post ta mbajë një diplomat evropian, ndërsa zëvendësi i tij të vijë nga SHBA, shkruan klix.ba.

Aktualisht, përfaqësues i lartë është gjermani Christian Schmidt, ndërsa zëvendësi i tij është amerikan Louis Crishock.

Sipas informacioneve jozyrtare, kandidati amerikan është William Ruger, i cili aktualisht mban postin e zëvendësdrejtorit në agjencitë kombëtare të inteligjencës në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump. Megjithatë, kandidatura e tij shihet si një “urë”.

Siç thuhet nga burime diplomatike, Ruger mund të jetë një kandidat i qëllimshëm për t’u paraqitur si opsion i papranueshëm për vendet evropiane në PIC, në mënyrë që kandidati tjetër – diplomati italian Antonio Zanardi Landi – të duket si zgjidhje kompromisi.

Këto burime shtojnë se Landi gjithashtu nuk është i pakundërshtueshëm, pasi disa vende evropiane kanë rezerva për lidhjet e tij të supozuara me Rusinë.

Megjithatë, ende nuk ka një pasqyrë të qartë se kush do ta pasojë Christian Schmidtin, i cili ka njoftuar dorëheqjen e tij.

Ajo që është e qartë, sipas raportimit, është se SHBA po tregon interes të madh për këtë proces dhe për rolin e ardhshëm të OHR-së në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi

The post Hera e parë në histori të Bosnjës – Përfaqësuesi i Lartë mund të jetë amerikan, edhe atë nga inteligjenca appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike
Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes SHBA-Kore e Jugut

LEXO GJITHASHTU

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TOP Momenti
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online

SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
Lajme

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi

August 20, 2026
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
Lajme

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës

August 20, 2026
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Lajme

Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

August 20, 2026
Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion
Lajme

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?