By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike”
Lajme

1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike”

Momenti
Published: August 20, 2026

Procesi mësimor në Kosovë pritet të nisë më 1 shtator.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkëncës dhe Tekonologjisë kanë thënë për Klankosova.tv se të gjithë mësimdhënësit janë gati për të nisur vitin e ri shkollor.

Your browser does not support the video tag.

Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e dyerve të shkollave, nga kjo sindikatë kanë shprehur shqetësim për një çështje që po vazhdon t’i përcjellë tash e sa vite.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se nuk i kuptojnë zërat që në disa komuna mësimdhënësit po konsiderohen si “tepricë teknologjike”.

“Ne kemi një shqetësim sa i përket disa komunave që po proklamojnë se disa mësimdhënës janë ‘tepricë teknologjike’. Sinqerisht nuk i kuptoj, për shkak se në ato komuna ka konkurse të hapura për mësimdhënësit dhe vazhdimisht pranojnë, por sigurisht duan ta heshtin zërin kritik”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, sa i përket procesit të ri mësimor, ai ka thënë se sipas informatave që kanë, të gjitha shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Bazuar në informacionet që kemi pranuar, mësimdhënësit që ne i përfaqësojmë kanë nisur të paraqiten në shkolla dhe janë të gatshëm për nisjen e procesit mësimor. Në shumicën e shkollave veçse kanë përfunduar përgatitjet, në disa tjera renovimet janë në përfundim dhe presim që mësimi të nisë me kohë”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka thënë se shpreson që procesi i subvencionimit të librave shkollorë të shkojë mirë dhe që nxënësit të mos vonohen me pranimin e tyre.

Ai ka hequr dilemat se kjo sindikatë po planifikon të organizojë ndonjë veprim sindikal që do të mund të vononte fillimin e procesit mësimor, pasi shpreson se kërkesat do të merren parasysh nuk niveli qendor.

Ndryshe, edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se mësimi do të fillojë më 1 shtator.

Por, nga Këshilli i Prindërve sërish janë shprehur pakënaqësi për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore dhe disa kërkesa tjera, e që sipas tyre, nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

The post 1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?
“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president
Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
Statistikat e qershorit: Mbi 2 mijë e 600 lindje dhe 1 mijë e 279 kurorëzime në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia” i Prof. Dr. Halil Krasniqit
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia” i Prof. Dr. Halil Krasniqit
TOP Momenti
Sulm ndaj bashkëshortes, lëndohet edhe vajza – arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj
Sulm ndaj bashkëshortes, lëndohet edhe vajza – arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj
TOP Momenti
Zjarri përfshin dhjetëra hektarë pyje në Pukë, flakët kërcënojnë banesat e fshatit Gojan i Vogël
Zjarri përfshin dhjetëra hektarë pyje në Pukë, flakët kërcënojnë banesat e fshatit Gojan i Vogël
TOP Momenti
Trump paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trump paralajmëron takim me Kim Jong-un
Lajme
Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi
Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi
Lajme

You Might Also Like

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë
Lajme

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë

August 20, 2026
Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
Lajme

Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht

August 20, 2026
Rusia kryen një sulm masiv me raketa në Kiev, të paktën 6 të vrarë dhe 33 të plagosur
Lajme

Rusia kryen një sulm masiv me raketa në Kiev, të paktën 6 të vrarë dhe 33 të plagosur

August 20, 2026
Molliqaj: Abdixhiku e ka marrë peng LDK-në në shërbim të Kurtit
Lajme

Molliqaj: Abdixhiku e ka marrë peng LDK-në në shërbim të Kurtit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?