By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president
Lajme

“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president

Momenti
Published: August 20, 2026

Para më shumë se tri dekadash ishte një ndër personazhet kryesore, të një ngjarje historike.

Nga ulësja e kryesuesit të Kuvendit, Ilaz Ramajli udhëhoqi seancën e shpalljes së Kushtetutës së Parë të Kosovës, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Your browser does not support the video tag.

36 vjet pas, emri i Ilaz Ramajlit është rikthyer sërish në vëmendje, si një kandidat konsensual për President të Kosovës.

Mirëpo, vet Ramajli, thotë se deri më tani nuk është kontaktuar nga asnjë prej partive politike.

“Dje e kam parë që emri im po përflitet nëpër portale dhe televizione. Më duhet t’iu them se mua askush nuk më ka kontaktuar nga partitë politike lidhur me këtë temë, as më herët e as tani”, ka thënë Ramajli

Megjithatë, 75 vjeçari, thotë se për shkak të moshës nuk është i gatshëm për këtë pozitë.

“Unë edhe po të ndodhte një gjë e tillë, nuk jam në gjendje të pranoj një pozitë të tillë, duke pasur parasysh moshën time. Unë ashtu edhe kam përfunduar aktivitetin tim në veprimtarinë profesionale që e kam pasur këto dy vite”, u shpreh një ndër nënshkruesit e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Ndonëse me një arsyetim tjetër, pozitën e Presidentit e ka refuzuar edhe profesori Ibrahim Berisha.

“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka reagur Berisha.

E në Vetëvendosje janë të bindur se do ta gjejnë Presidentin konsensual.

“Ka figura në Kosovë që mund ta ushtrojnë këtë detyrë, nuk është folur për emra, natyrisht që ne kemi mundësi që të japim emra por ka shumë rëndësi që të kemi një lloj pajtueshmërie, jo shiko çfarëdo emri që e jep Vetëvendosje në këtë fazë vuloset si figurë e Vetëvendosjes dhe pamundësohet çfarëdo konsensusi”, thotë Adnan Rrustemi nga LVV.

Për shkak të gjetjes së një emri që do t’i siguronte votat e nevojshme për President, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mos e thërras seancën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndonëse i ka votat për t’i kaluar këto dy procese.

The post “Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali

LEXO GJITHASHTU

Hoxhaj me mesazh për Kurtin para Qeverisë
Hoxhaj me mesazh për Kurtin para Qeverisë
TOP Momenti
MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
TOP Momenti
Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër
Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër
Lajme
Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Lajme
Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug
Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug
Lajme

You Might Also Like

Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!
Lajme

Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!

August 20, 2026
“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Lajme

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

August 20, 2026
Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
Lajme

Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?

August 20, 2026
Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë
Lajme

Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?