Një sulm masiv me raketa dhe dronë rusë ka goditur gjatë natës Kievin dhe rajonin përreth, duke shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 33 të plagosur.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet dëmtuan blloqe apartamentesh, depo dhe një spital për fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet nën rrënoja për persona të bllokuar. Në disa zona të Kievit u ndërpre edhe energjia elektrike.
Një dron rus hyri gjithashtu në hapësirën ajrore të Rumanisë, pranë Galațit, ku u rrëzua në një zonë të pabanuar dhe shkaktoi një zjarr të vogël. Edhe Polonia aktivizoi operacionet ajrore mbrojtëse për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore.
Sulmet ndaj Kievit janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa edhe Ukraina ka shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj territorit rus.
The post Rusia kryen një sulm masiv me raketa në Kiev, të paktën 6 të vrarë dhe 33 të plagosur appeared first on Gazeta Express.

