By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave koreanoveriore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave koreanoveriore
Lajme

Zelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave koreanoveriore

Momenti
Published: September 29, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave brenda vendit dhe për zhvendosjen e edhe 10.000 ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, teksa Zelensky foli, gazetarët në kryeqytetin ukrainas raportuan për shpërthime në qytet gjatë një alarmi për sulm me raketa të martën herët.

Zelensky tha se të paktën nëntë njerëz u vranë dhe më shumë se 80 u plagosën të hënën në sulmet me dronë rusë në mbarë vendin.

Në fjalimin e tij të përnatshëm me video, Zelensky tha të hënën vonë se Ukraina po përballet me vështirësi për të kundërvepruar ndaj dronëve rusë me motorë reaktivë që fluturojnë në lartësi të mëdha.

Ai tha se 90 nga 120 dronët e lëshuar kundër Ukrainës kishin motorë reaktivë, për dallim nga dronët me helika.

“Përgjuesit e rinj po testohen në mënyrë aktive”, tha ai në fjalimin e tij.

“Disa grupe luftarake po i përdorin ata, por, natyrisht, janë disa hollësi që duhet të përpunohen për të arritur efektivitet dhe shkallëzim të mjaftueshëm”, tha ai.

Zelensky iu referua gjithashtu një raporti të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, HUR, për të cilin tha se tregonte se Rusia kishte nisur një valë të re mobilizimi për ushtrinë e saj.

“Po rrisin numrin e njerëzve që rekrutojnë përmes metodave të ndryshme”, tha ai. “Është e rëndësishme që qeveritë e vendeve nga të cilat Rusia rekruton njerëz për ushtrinë e saj të ndërmarrin veprime kundër kësaj”, shtoi ai.

Përgatitjet kanë nisur, sipas Zelenskyt

Zelensky tha se rreth 8.000 trupa të Koresë së Veriut që Kremlini i solli në vitin 2024 për ta zmbrapsur një inkursion ukrainas në rajonin rus të Kurskut, kanë mbetur në vend dhe se janë duke u bërë përgatitjet për zhvendosjen e edhe 10.000 ushtarëve të tjerë.

Ai theksoi në një postim në rrjetet sociale se koreanoveriorët, të cilët, sipas raportimeve, pësuan humbje të mëdha gjatë dislokimit të mëparshëm, “po përzgjidhen për trajnim dhe dislokim të mëpastajshëm në Rusi”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë raportimet për një mobilizim të ri si “marrëzi”, megjithëse më 28 shtator ai nënshkroi një dekret për shtimin e 15.500 trupave. Ky është urdhri i katërt i tillë këtë vit.

“Numri i autorizuar i personelit të forcave të armatosura ruse do të përcaktohet në 2.441.630 pjesëtarë, përfshirë 1.550.500 pjesëtarë të personelit ushtarak”, thuhej në dekret, pa dhënë arsye për shtimin.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë, armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, një luftë për të cilën Kremlini, sipas raportimeve, besonte se do të përfundonte me fitore brenda vetëm disa javësh.

Putin urdhëroi për herë të fundit mobilizimin e rezervistëve në vitin 2022 dhe një tjetër lëvizje e tillë ka gjasa të jetë shumë e papëlqyer në mesin e popullsisë ruse.

Reforma të vështira

Ndërkohë, kryeministri ukrainas Serhiy Koretskiy paralajmëroi se gjendja e financave publike “mbetet e vështirë”, duke thënë se ritmi i ngadaltë i reformave ka bërë që partnerët perëndimorë të vonohen në zbatimin e zotimeve financiare.

“Një pjesë e financimit të planifikuar ndërkombëtar ende nuk ka mbërritur. Në veçanti, për shkak të faktit se Ukraina nuk ka pasur kohë të përmbushë disa nga detyrimet që ka marrë përsipër ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai, pa dhënë hollësi.

Koretskiy u ka bërë thirrje ligjvënësve ukrainas të miratojnë reforma të vështira, përfshirë taksimin e pakove postare nga jashtë dhe një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit të taksave.

Zelensky tha se të hënën kishte zhvilluar takime me Koretskiyn dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar “prioritetet tona kryesore në punën me partnerët gjatë javëve të ardhshme në përgjigje të kësaj situate”.

“Qeveria, nga ana e saj, po bën gjithçka të nevojshme për të përmbushur angazhimet e saj dhe për të marrë financimin ndërkombëtar të planifikuar. Po punojmë së bashku me parlamentin. Dhe këtu është e rëndësishme puna e përgjegjshme e deputetëve nga të gjitha fraksionet dhe grupet”, shtoi ai, megjithëse nuk dha hollësi specifike./REL/

The post Zelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave koreanoveriore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shqetësime për sigurinë kombëtare, X bllokon gati 500 llogari në Turqi
Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën
Ambasadori i ri merr detyrën, Ambasada Amerikane: Një kapitull i ri fillon në Shqipëri
Saga e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, përfshihen edhe sauditët me 12,3 milionë, Basha: Drejt përfundimit
Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?

LEXO GJITHASHTU

Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike
Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike
TOP Momenti
​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
TOP Momenti
Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë
Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë
TOP Momenti
Hargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë
Hargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë
TOP Momenti
Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë
Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë
Lajme

You Might Also Like

Hargreaves: Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme, s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës
Lajme

Hargreaves: Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme, s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

September 29, 2026
Maqedonia e Veriut thotë se e ka shkatërruar një grup të lidhur me IS-in
Lajme

Maqedonia e Veriut thotë se e ka shkatërruar një grup të lidhur me IS-in

September 29, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne
Lajme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne

September 29, 2026
Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit
Lajme

Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?