By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë
TOP Momenti

Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë

Momenti
Published: September 29, 2026

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, me inicialet A.B., nën dyshimin për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim, dyshohet se ka poseduar dhe transportuar substanca të shpallura me ligj si narkotikë.

Policia e Kosovës, pasi kishte siguruar informacione lidhur me rastin, kishte nisur vëzhgimin e të pandehurit, i cili me automjetin e tij të markës “Ford Focus” ishte ndalur në parkingun e një restoranti.

Pas identifikimit dhe kontrollit të automjetit nga hetuesit policorë, në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Substanca është sekuestruar dhe më pas është dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Sipas raportit të AKF-së, është konstatuar se substanca e sekuestruar ishte marihuanë me peshë të përgjithshme prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh.

Me këto veprime, Prokuroria pretendon se A.B. ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Telegrafi.

You Might Also Like

MPB-ja jep detaje për aksionin e djeshëm policor: Ndalohen tre persona, sekuestrohen armë, një snajper dhe një flamur i ISIS-it
“Të lëmë shembull, jo mbeturina”, Gjorgjievski paralajmëron aksion të madh për pastrimin e Shkupit
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit” në Shkup, sekuestrohen rreth 500 kilogramë ushqime
Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike

LEXO GJITHASHTU

BBC: Kolonët izraelitë sulmojnë një fshat në Bregun Perëndimor dhe pengojnë kthimin e një familjeje palestineze në shtëpi.
BBC: Kolonët izraelitë sulmojnë një fshat në Bregun Perëndimor dhe pengojnë kthimin e një familjeje palestineze në shtëpi.
Lajme
Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në Drenas, gjeti parregullësi në sigurinë në punë
Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në Drenas, gjeti parregullësi në sigurinë në punë
Lajme
Pamje nga Lushnja, ngordhin peshqit në rezervuarin e Kasharajt pas uljes së nivelit të ujit
Pamje nga Lushnja, ngordhin peshqit në rezervuarin e Kasharajt pas uljes së nivelit të ujit
Lajme
Gazetari shpallet mbret i një mbretërie tradicionale në Ugandë
Gazetari shpallet mbret i një mbretërie tradicionale në Ugandë
Lajme
Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon
Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon
Lajme

You Might Also Like

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
TOP Momenti

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

September 29, 2026
Hargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë
TOP Momenti

Hargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë

September 29, 2026
Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
TOP Momenti

Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

September 29, 2026
Toshkovski: Qëllimi nuk është vetëm sekuestrimi, por zbulimi i njerëzve dhe strukturave që fshihen pas tregtisë së drogës
TOP Momenti

Toshkovski: Qëllimi nuk është vetëm sekuestrimi, por zbulimi i njerëzve dhe strukturave që fshihen pas tregtisë së drogës

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?