By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë
Lajme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Momenti
Published: September 29, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri me dije se ka më shumë se 8,000 trupa të Koresë së Veriut në territorin rus dhe po bëhen përgatitje për të vendosur edhe 10 mijë trupa të tjera. Duke cituar “të dhëna të reja” mbi vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, Zelenskyy tha në një postim në X se ata “po zgjidheshin për trajnim dhe më pas vendosje në Rusi”

“Kemi të dhëna të reja mbi vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi. Aktualisht ka më shumë se 8 mijë trupa të Koresë së Veriut në territorin rus. Përveç kësaj, po bëhen përgatitje për të vendosur edhe 10 mijë trupa të tjera. Ata po përzgjidhen për trajnim dhe më pas vendosje në Rusi”, tha Volodymyr Zelenskyy President i Ukrainës.

Presidenti ukrainas tha në gusht se deri në 50,000 ushtarë të Koresë së Veriut mund të dërgohen për të luftuar për Rusinë dhe i bëri thirrje Koresë së Jugut të ofrojë mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Koreja e Jugut njoftoi në korrik një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën, megjithëse përjashtoi armët vdekjeprurëse.

Putin nënshkroi një dekret të hënën duke rritur numrin e personelit të ushtrisë me 15,500 ushtarë shtesë. “Numri i lejuar i personelit të Forcave të Armatosura Ruse është vendosur në 2,441,630 persona, përfshirë 1,550,500 personel ushtarak”, thuhej në dekret. Putin nuk dha një arsye për rritjen. Ai kishte njoftuar tashmë rritje të ngjashme në mars, qershor dhe korrik.

Ndërkohë, një ndërtesë u përfshi nga flakët dhe punonjësit e emergjencës trajtuan viktimat në Kiev, pas një sulmi herët të martën.  Videoja e shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në rajonin e Kievit tregoi tym të dendur që dilte nga një ndërtesë që digjej, ndërsa personeli i emergjencës u kujdes për të plagosurit në errësirë.

Mbetjet e raketave ranë në oborrin e një ndërtese banimi, ndër dëme të tjera, dhe një ndërtesë jo-banesore u përfshi nga flakët në një pjesë tjetër të qytetit, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram. 

The post Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?