By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?
TOP Momenti

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Momenti
Published: August 10, 2026

Deklarata e Presidentit serb lidhur me mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër ka sjellë reagime diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Pas reagimit zyrtar të Tiranës, ku Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu shqetësimin për një ndërhyrje të mundshme në një sistem ujor ndërkufitar, nga Beogradi kanë ardhur përgjigje si nga Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç.

Vuçiq e cilësoi çështjen si një problem të brendshëm të Serbisë, duke vënë në pikëpyetje përse Shqipëria është përfshirë në debat.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Çfarë lidhje ka kjo me ndonjërin prej tyre në ndonjë mënyrë? Kjo është çështja jonë e brendshme”, tha Vuçiç
Reagimi ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, i cili përmes një reagimi në rrjetin social X akuzoi Tiranën se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga çështjet që lidhen me komunitetin serb në Kosovë.

Gjuriç pretendon se Shqipëria nuk ka bazë hidrologjike për t’u përfshirë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj.

“Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Gjuriç e lidh gjithashtu debatin për lumin Ibër me zhvillimet politike në Kosovë. Ai akuzon institucionet shqiptare se, sipas tij, heshtin ndaj asaj që Beogradi i konsideron si shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë. Ai shton se Serbia nuk do të pranojë ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrjen për burimet e saj natyrore.

“Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij. Për këtë arsye, Shqipëria nuk ka asnjë bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin e mënyrës se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje, ndërkohë që shpërfill presionin sistematik ndaj popullsisë serbe dhe sulmet ndaj pronës serbe, ngre në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje për motivet politike të kësaj ndërhyrjeje. Ai ringjall gjithashtu shqetësime legjitime për koncepte të njohura rajonale që synojnë ta trajtojnë territorin dhe burimet e Serbisë si pjesë të një sfere më të gjerë politike shqiptare.

Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime dhe as askush tjetër jashtë Serbisë”, shkruan ndër të tjera Gjuriq.

Por për Tiranën zyrtare një lumë që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet vetëm si çështje e brendshme e një shteti.

Sipas ministrit Hoxha, çdo ndërhyrje që prek ujërat ndërkufitare duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër. E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, tha ai./rtsh.al/

Shqipëria ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Vuçiqit për lumin Ibër: Uji s’mund të përdoret si instrument presioni politik

source

You Might Also Like

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Lajme
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
TOP Momenti
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Lajme
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
TOP Momenti
Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

“Ditari” 10.08.2026
TOP Momenti

“Ditari” 10.08.2026

August 10, 2026
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
TOP Momenti

Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit

August 10, 2026
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
TOP Momenti

Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë

August 10, 2026
Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri
TOP Momenti

Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?