By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, Kurti premton mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe të tilla
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, Kurti premton mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe të tilla
Lajme

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, Kurti premton mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe të tilla

Momenti
Published: May 14, 2026

Qeveria e Kosovës ka vënë gurthemelin e Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, projekt për të cilin do të investohen afër 1 milion euro, ndërsa në tri vitet e ardhshme janë planifikuar mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në gjithë vendin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se investimi në Parkun Industrial në Frashër është pjesë e mbështetjes për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe krijimin e kushteve për prodhim dhe punësim.

Your browser does not support the video tag.

“Në këtë mënyrë ne po e lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që ja kemi Mitrovicës, e cila i dha aq shumë zhvillim e kulturë jo vetëm Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. Dhe tash ne po ja kthejmë këtë me një investim këtu në Frashër, në shumën e gjithëmbarshme prej afër 1 milion euro për këtë park industrial, në të cilin do të mund të vendosen bizneset e ndryshme nga Mitrovica, nga Kosova, por edhe investitorë të huaj, ashtu që të rritet prodhimtaria e të shtohet punësimi”, tha ai, raporto eo.

Kurti shtoi se qeveria synon të modernizojë infrastrukturën për bizneset prodhuese dhe të rrisë eksportet.

“Sa më shumë që bizneset prodhojnë, aq më shumë krijohen kushtet për rritje të eksporteve dhe për zëvendësim të importeve, për përmirësim të bilancit tregtar dhe për progres të gjithëmbarshëm socio-ekonomik. Në tre vitet në vijim, Qeveria e Republikës së Kosovës do të investojë mbi 30 milionë euro për 14 parqe industriale anembanë Kosovës, sepse dëshirojmë që infrastruktura për bizneset që prodhojnë e punësojnë të jetë sa më moderne. Këtu në Frashër, punimet tashmë kanë nisur dhe po ndërtohet infrastruktura bazike, e pas kësaj infrastrukture themelore do të kemi edhe infrastrukturën tjetër, e cila e modernizon parkun industrial dhe e bën atraktiv për bizneset”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, tha se fokusi i qeverisë është rritja e prodhimit vendor dhe zhvillimi i industrive me vlerë të shtuar.

“Ne si qeveri, si ministri, jemi të përcaktuar që të punojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e bilancit tregtar, në zëvendësimin e importeve me produkt vendor, por gjithashtu edhe në vendosjen e Kosovës si vend në të cilin ka prodhime me vlerë të shtuar. Prodhime të cilat nuk konkurrojnë me vendet me masë, siç janë ato që bëjnë prodhime në numër të madh të punëtorëve, por ato që kanë vlerën e shtuar. Prandaj edhe parashihet që në këtë park të ketë kompani prodhuese të cilat janë në fushën e teknologjisë, në fushën e inovacionit dhe teknologji e inovacion ka në të gjithë spektrin industrial, por gjithashtu edhe ato të shtojmë tashmë edhe komponentën e ekonomisë së pastër”, tha ajo.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, tha se komuna synon të krijojë kushte më të favorshme për investitorët dhe bizneset.

“Zotimi im si i pari i Mitrovicës ka qenë edhe është në baza ditore, që të krijojmë kushte dhe rrethana më të favorshme të bërit biznes, duke filluar nga mundësitë infrastrukturore dhe hapësirat fizike ose ndarja e parcelave që është njëra prej kërkesave të para të secilit investitor ose afarist që dëshiron që ta rrisë kapacitetin ose që të vijë në Kosovë për t’investu. E Mitrovica si komunë, në këtë fazë dhe me përkrahjen e pa rezervë të qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministrit dhe ministrave, vartësve të tij, e ka mundësinë ideale që të transformohet në njërën prej qyteteve më të zhvilluara sikurse ka qenë në të kaluarën. Aktualisht trendet dhe niveli i zhvillimit të komunës tonë nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm, ambicia jonë është që të vazhdojmë”, tha ai.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

The post Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, Kurti premton mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe të tilla appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ishte fshehur në peshqirë, kapen 463 kg metamfetaminë në Sri Lanka
Monedha me portretin e Trump del në shitje, kushton deri në 154 dollarë për paketë
Policia kryen kontroll në një shtëpi në Ferizaj, sekuestron armë dhe 16 fishekë
Ymeri: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, Abdixhiku nuk pranoi – pastaj doli e tha le t’i dorëzojnë mandatet
Aksident mes dy veturave në Tomoc të Istogut, lëndohen tre persona, dërgohen në spitalin e Pejës

LEXO GJITHASHTU

E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
TOP Momenti
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori
TOP Momenti
Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
TOP Momenti
Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona
Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona
Lajme
Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive
Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive
TOP Momenti

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin
Lajme

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

September 2, 2026
Takimi me Kurtin, deklarohet Abdixhiku: E njoftova për zhvillimet e djeshme
Lajme

Takimi me Kurtin, deklarohet Abdixhiku: E njoftova për zhvillimet e djeshme

September 2, 2026
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV’së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme
Lajme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV’së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

September 2, 2026
Njofton Gjini: Aleanca nis takimet me qytetarët nëpër Kosovë, nesër në Rahovec
Lajme

Njofton Gjini: Aleanca nis takimet me qytetarët nëpër Kosovë, nesër në Rahovec

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?