By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona
Lajme

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Momenti
Published: September 2, 2026

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, duke u deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo e fundit ‘’nuk është vetvetja’’ pa demokraci të brendshme, dialog, mirëkuptim e tolerancë.

Ahmeti ka thënë se parimet fundamentale të funksionimit të LDK’së janë ‘’të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh’’, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

 ‘’ Flas nga brenda. Që nga themelimi e deri më sot, në të mirë e në sfida. Dhe pikërisht për këtë refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistet politik. Kah kjo kulturë e fyerjeve, linqimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona. Sepse LDK-ja i përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Ndryshe, gjashtë deputetë të LDK’së janë shprehur kundër marrëveshjes së Abdixhikut me Albin Kurtin, që Bekim Sejdiu të zgjidhet president.

Postimi:

Pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja!

LDK-ja ka lindur nga demokracia, toleranca, bashkëpunimi dhe durimi. Prandaj, është koha që këto vlera të mos mbeten vetëm pjesë e historisë sonë, por të jenë udhërrëfyes i veprimit dhe funksionimit tonë sot.

Prandaj: të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh,  janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së.

Flas nga brenda. Që nga themelimi e deri më sot, në të mirë e në sfida. Dhe pikërisht për këtë refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistet politik.

Kah kjo kulturë e fyerjeve, linqimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona.

Sepse LDK-ja i përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera.

Ajo nuk ndërtohet me grusht, me zë të ngritur apo me ton të lartë. Kjo nuk i shkon për fytyrë LDK-së dhe nuk është mënyra se si është ndërtuar historia e saj.

Shtrati dhe bazamenti brenda të cilit lindi, u zhvillua dhe mbijetoi LDK-ja në rrethana të ndryshme, nuk mund të tjetërsohen në kopje të asnjë modeli tjetër politik. LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë.

Është koha për më shumë dialog, mirëkuptim dhe më shumë respekt për njëri-tjetrin.

LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët✌️

Për Kosovën tonë🇽🇰

The post Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
Kryhen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Përfundojnë fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

LEXO GJITHASHTU

Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe
Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe
TOP Momenti
Mickoski: Shpresoj që institucionet të marrin përgjegjësitë ndaj personit që më këcënoi
Mickoski: Shpresoj që institucionet të marrin përgjegjësitë ndaj personit që më këcënoi
TOP Momenti
Kurti pret në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë
Kurti pret në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë
TOP Momenti
Familjarët e viktimave në “Pulse” të mërkurën në marsh: Na mbështetni
Familjarët e viktimave në “Pulse” të mërkurën në marsh: Na mbështetni
TOP Momenti
Zyrtarë të lartë të Qeverisë, e diplomatë do të jenë në Hagë
Zyrtarë të lartë të Qeverisë, e diplomatë do të jenë në Hagë
TOP Momenti

You Might Also Like

Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme

Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

September 14, 2026
BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
Lajme

BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë

September 14, 2026
Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Lajme

Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

September 14, 2026
Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?