By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja
TOP Momenti

Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja

Momenti
Published: September 2, 2026

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar më shumë demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë.

Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se këto vlera duhet të jenë udhërrëfyes i funksionimit të LDK-së, duke theksuar se partia është krijuar mbi parimet e demokracisë, bashkëpunimit dhe durimit.

Your browser does not support the video tag.

“Pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që brenda partisë të dëgjohen mendimet e ndryshme dhe të shmangen imponimi, përçarja dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh, janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka thënë se po flet “nga brenda”, duke theksuar se ka qenë pjesë e LDK-së që nga themelimi dhe në periudha të ndryshme të saj.

Në këtë kontekst, ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si tendencë për “linçim” dhe akuza ndaj njerëzve që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë LDK-në në periudhat më të vështira.

“Refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistët politikë”, ka shkruar Ahmeti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka kritikuar gjithashtu kulturën e fyerjeve dhe akuzave, duke thënë se një qasje e tillë nuk përfaqëson trashëgiminë dhe vlerat e kësaj partie.

Sipas tij, LDK-ja është ndërtuar mbi respektin, dialogun dhe mirëkuptimin dhe nuk mund të funksionojë përmes “grushtit”, zërit të ngritur apo imponimit.

“LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje për më shumë dialog, mirëkuptim dhe respekt brenda partisë, duke përmbyllur mesazhin me qëndrimin se “LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët”.

You Might Also Like

Grenell me tjetër reagim: Kush po e mbron Kushtetutën në Kosovë? Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh
E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori
Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive
Ministria e Financave: Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike

LEXO GJITHASHTU

‘‘KFOR i rëndësishëm’’, Zvicra planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë, thotë ambasadorja zvicerane në Serbi
‘‘KFOR i rëndësishëm’’, Zvicra planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë, thotë ambasadorja zvicerane në Serbi
Lajme
BE dhe NATO zotohen të shtojnë presionin ndaj Rusisë pas ‘përshkallëzimit të ri’ në Gjermani
BE dhe NATO zotohen të shtojnë presionin ndaj Rusisë pas ‘përshkallëzimit të ri’ në Gjermani
Lajme
Polici nga Cyrihu gjykohet për dhunë ndaj azilkërkuesit
Polici nga Cyrihu gjykohet për dhunë ndaj azilkërkuesit
Lajme
Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh – Janë bërë 50
Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh – Janë bërë 50
Lajme
Ishte fshehur në peshqirë, kapen 463 kg metamfetaminë në Sri Lanka
Ishte fshehur në peshqirë, kapen 463 kg metamfetaminë në Sri Lanka
Lajme

You Might Also Like

Maloku: Abdixhiku e dinte që nga fillimi se “grupi i rebeluar” do të ishte kundër çdo marrëveshjeje me VV-në
TOP Momenti

Maloku: Abdixhiku e dinte që nga fillimi se “grupi i rebeluar” do të ishte kundër çdo marrëveshjeje me VV-në

September 2, 2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në kabinë të shoferit
TOP Momenti

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në kabinë të shoferit

September 2, 2026
Mickoski: Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë
TOP Momenti

Mickoski: Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë

September 2, 2026
Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhuron 1,000 flamuj dhe 1,000 bluza për protestën “Kosova po pret”
TOP Momenti

Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhuron 1,000 flamuj dhe 1,000 bluza për protestën “Kosova po pret”

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?