By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës
TOP Momenti

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Momenti
Published: September 13, 2026

Shpejtësia me të cilën po zhvillohet inteligjenca artificiale është frikësuese. Ajo mund ta marrë nën kontroll të gjithë internetin përmes një rrjeti botësh këmbëngulës, thotë Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic. Ai apelon që të ngadalësohet zhvillimi i modeleve të inteligjencës artificiale. Bota përreth nesh po diskuton për këto tema, ndërsa bota kosovare çdo ditë po zhytet më thellë në mendësinë mesjetare.

Ndërsa klasa politike e Kosovës nuk është e aftë ta konstituojë Kuvendin sipas rregullave, nuk arrin të pajtohet për zgjedhjen e presidentit, nuk ka një plan konkret e bindës se si do të qeveriset vendi në të ardhmen, cilat duhet të jenë prioritetet, çka duhet ndryshuar e çka flakur tutje në këtë vend – bota po lëviz në një sferë krejt tjetër.

Your browser does not support the video tag.

Për shembull: të shtunën, Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, botoi një ese dramatike. Ai i bëri thirrje industrisë së inteligjencës artificiale (IA) ta ngadalësojë ritmin e zhvillimit të modeleve të reja.

Amodei është i shqetësuar se ritmi i zhvillimit të IA-së mund të ketë pasoja «serioze» për njerëzit. «Duhet ta ngadalësojmë ritmin me të cilin përmirësojmë aftësitë e modeleve të inteligjencës artificiale», shkruan ai. «Përparimi do të vazhdojë të duket i vrullshëm dhe ne duhet ta përdorim me mençuri kohën e fituar.»

Amodei shpjegon se këtë verë zhvillimi i inteligjencës artificiale është përshpejtuar në mënyrë drastike, kryesisht për shkak të aftësisë në rritje të IA-së për të zhvilluar vetë gjeneratën e ardhshme të inteligjencës artificiale. E lexuat mirë: inteligjenca artificiale po i zhvillon vetë gjeneratat e ardhshme të inteligjencës artificiale.

Shqetësimi tjetër i Amodeit lidhet me incidentin e fundit që përfshiu OpenAI dhe Hugging Face. Në korrik, agjentë të inteligjencës artificiale dolën nga mjedisi i tyre i testimit për të hakuar një kompani tjetër. «Duke pasur parasysh përshpejtimin e zhvillimit të aftësive të inteligjencës artificiale, kam frikë se një tufë e tillë, brenda gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, mund të jetë në gjendje ta marrë nën kontroll të gjithë internetin përmes një rrjeti botësh këmbëngulës», shkruan Amodei.

Ai u kërkoi kompanive kryesore të industrisë së inteligjencës artificiale t’u lejojnë verifikuesve të jashtëm qasje të përhershme dhe, në këtë mënyrë, të mundësojnë njëfarë kontrolli të jashtëm mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale. Këtyre kontrolluesve duhet t’u jepet e njëjta qasje si punonjësve të vetë kompanisë. Kështu, respektimi i rregullave dhe detyrimeve të sigurisë mund të mbikëqyret nga jashtë.

Ndoshta këtë fundjavë do të konstituohet parlamenti i Kosovës (ndoshta jo!), por me këtë qasje lojcake ndaj shtetit zor se së shpejti do të arrihet zgjedhja e presidentit. Rreziku i shkuarjes në zgjedhjet e katërta parlamentare mbetet i madh. Secila palë thotë se partia rivale është fajtore nëse ndodh kjo. Asnjë parti nuk pyet së pari veten: Cili është kontributi ynë si udhëheqës partiakë për t’i evituar zgjedhjet?

Partitë kanë përgjegjësi për të shmangur krizat politike. Deputetët gëzojnë besimin e qytetarëve dhe nuk janë aty për të zbatuar agjenda jashtëparlamentare dhe antishtetërore. Nga komercializimi i kaosit përfitojnë vetëm kundërshtarët e Kosovës. Ata nuk janë vetëm jashtë Kosovës.

Ndërsa bota politike kosovare po zhytet thellë e më thellë në mendësinë mesjetare, inteligjenca artificiale mund të arrijë në atë nivel saqë të zgjedhë mbase edhe presidentin e Kosovës. Pastaj politikanët e Kosovës mund të vazhdojnë muhabetet patriotike në mejhane e qebaptore ballkanike dhe, me shumë nge, të ndezin cigaren me eshkë e të gjuajnë njëri-tjetrin me prazhdë.

Bota nuk ka kohë ta presë Kosovën. Pas botimit të artikullit të Dario Amodeit reagoi një prej rivalëve të tij më të rëndësishëm, drejtuesi i kompanisë që zhvilloi ChatGPT-në, OpenAI. Sam Altman shkroi në platformën online X se ritmi i zhvillimit të modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të moderohet, pra duhet të ketë kontroll që bota të mos dalë nga kontrolli. Kosova ka dalë tashmë nga kontrolli.

Duke i dhënë fund këtij teksti, në telefonin tim u shfaq një «Breaking News» i revistës gjermane «Der Spiegel». Titulli: OpenAI shtyn hyrjen në bursë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Ndoshta OpenAI ishte duke shpikur një klasë të re politike të Kosovës.

Mund të merret yrnek Diella e Edi Ramës. Që kur është emëruar «ajo» ministre në Tiranë, nuk ka më korrupsion, nuk ka më banda droge, nuk ka pastrim parash, nuk është zbuluar asnjë vilë në Palasë që i takon ndonjë vartëseje të Edi Ramës, madje me ndërhyrjen e Diellës janë dëbuar nga protestat në Tiranë edhe disa kosovarë të poshtër që shkuan të shkaktonin trazira në Shqipëri, atje ku populli ishte aq i lumtur, aq i kënaqur, aq jetëbardhë nën udhëheqjen e lavdishme të shoqes Diella. /Telegrafi/

You Might Also Like

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore

LEXO GJITHASHTU

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Lajme
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Lajme
Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t
Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t
TOP Momenti
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Lajme

You Might Also Like

Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu
TOP Momenti

Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu

September 13, 2026
Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
TOP Momenti

Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare

September 13, 2026
27 vjet në uniformë, rrëfimi i policit që nisi misionin në ditët e para të lirisë
TOP Momenti

27 vjet në uniformë, rrëfimi i policit që nisi misionin në ditët e para të lirisë

September 13, 2026
Kurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror
TOP Momenti

Kurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?