Ratko Mlladiq mbetet një nga emrat më të errët të luftërave në ish-Jugosllavi. Përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, ai u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare. Por, pavarësisht krimeve të dokumentuara dhe dënimit gjyqësor, Serbia e përcolli varrimin e tij me nderime shtetërore.
Njohësit thonë se ky nuk është vetëm një akt ndaj një figure të së kaluarës, por dëshmi se ideologjia që prodhoi krimet e viteve ’90, vazhdon të ushqehet edhe sot.
Ratko Mlladiq është njëri nga kriminelët serbë që historia nuk do ta harrojë kurrë për gjenocidin që kreu në Bosnjë.
Pas emrit të tij qëndrojnë mijëra jetë të shuara, familje të shkatërruara dhe një nga kapitujt më të errët të luftës.
Më shumë se 8 mijë burra u vranë nën komandën e Mlladiqit në Srebrenicë.
Një krim për të cilin Mlladiqi u dënua përjetësish për gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.
Por, varrosja e tij me ceremoni shtetërore nga Serbia u pa si një tjetër fyerje për viktimat dhe familjet e tyre.
Madje ideologjia që prodhoi krimet e Mlladiqit nuk mbeti vetëm në të kaluarën.
Ajo vazhdon të shfaqet në hapësirat publike, në institucione shtetërore, në rrugë, në stadiume dhe tek çdo i ri dhe i moshuar serb.
E njohës që merren me gjeopolitikën dhe sigurinë thonë se përmes këtij diskursi të Serbisë, masës i përcillet mesazhi se krimet e kryera ndaj popujve të tjerë nuk trajtohen si krime, por si vepra për të cilat autorët mund të konsiderohen heronj dhe madje të mbrohen.
“Ata nëpërmjet kësaj forme janë duke organizuar nacionalizmin dhe riorganizuar ate duke e mbajtur në stadin e një mobilizim të lartë pasi në këtë çështje ata japin një mesazh tek masa se çfarë do krime dhe kur do që bëni ndaj etnive tjera jo serbe atëherë në vendin e tyre ata snjëherë nuk do të konsiderohen si kriminel por si heronj lufte”, tha Gurakuç Kuçi, nga Instituti “Octopus”.
Në këtë kontekst edhe njohës të sigurisë thonë se kjo është ideologjia e Serbisë që, në vend të përballjes me krimet, zgjedh t’i glorifikojë autorët e tyre.
“Glorifikimi nga shteti serb varrosja e tij me cermoni shtetërore është apsolutisht e papranueshme është e trishtueshem dhe e tregon mendësin e këtij shteti që ende është në vitet e ’90 dhe ende e mendon gjenocidin glorifikim fatkeqësisht për këtë shtet”, theksoi Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.
E reagimet ndaj varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore ishin të shumta. Viktimat, familjarët dhe përfaqësues ndërkombëtarë e dënuan ceremoninë, duke e cilësuar atë si glorifikim të një krimineli të dënuar për gjenocid dhe fyerje ndaj viktimave të Bosnjës.
The post Varrimi shtetëror i Mlladiqit, dëshmi se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e viteve ’90 appeared first on Gazeta Express.

