By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë
Lajme

Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

Momenti
Published: September 11, 2026

Fustani ikonë i Princeshë Dianës, i veshur prej saj në një mbrëmje gala në Londër vetëm disa orë pasi princi i atëhershëm Charles pranoi publikisht se kishte qenë i pabesë gjatë martesës së tyre, do të dalë në ankand.

Fustani i zi prej mëndafshi, i dizajnuar posaçërisht nga stilistja Christina Stambolian, u bë një prej veshjeve më të famshme të Dianës. Ajo u shfaq me të në Galerinë Serpentine në vitin 1994, duke krijuar një nga momentet më të komentuar të kulturës pop të asaj kohe.

Your browser does not support the video tag.

Mediat e pagëzuan veshjen si “fustani i hakmarrjes”, ndërsa sot ajo konsiderohet një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s pret që fustani të shitet për deri në 300 mijë dollarë, rreth 220 mijë paund, kur të dalë në ankand më 9 dhjetor.

Sipas Sotheby’s, kjo është hera e parë që fustani ofrohet në ankand që nga viti 1997, kur Princesha Diana shiti 79 prej fustaneve të saj për të mbledhur fonde për organizata bamirësie.

Morgane Halimi, drejtuesja globale e departamentit të çantave dhe modës në Sotheby’s, tha se Diana “e kuptonte instinktivisht” se moda mund të ishte një gjuhë më vete.

“Me kushtet e saj, Princesha Diana e ktheu fustanin në një prej mesazheve më të fuqishme që ka përcjellë ndonjëherë, në një nga periudhat më të vëzhguara dhe emocionalisht të ngarkuara të jetës së saj”, tha Halimi.

Ajo shtoi se Diana u shfaq në një moment kur historia e saj po tregohej nga të tjerët, por përmes veshjes që zgjodhi “e rimori vetë kontrollin mbi rrëfimin”.

Sipas Sotheby’s, stilistja personale e Dianës në atë kohë, Anna Harvey, kishte thënë se princesha “donte të dukej si një milion dollarë”.

Diana e ndryshoi zgjedhjen e veshjes në momentin e fundit për darkën bamirëse dhe zgjodhi fustanin e zi pa mëngë të stilistes greke Christina Stambolian. Ajo e kombinoi me një çantë të zezë, këpucë të zeza dhe një bizhuteri mbretërore.

Edhe automjeti me të cilin Diana mbërriti në event, një Jaguar XJ40, është shitur në ankand në fillim të këtij viti për 66,250 paund. Megjithatë, fustani ikonë pritet të arrijë një çmim shumë më të lartë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një veshje e Princeshë Dianës shitet për një shumë të konsiderueshme. Në vitin 2023, një pulovër e saj me motive delesh, ku një dele e zezë dallohej mes rreshtave të deleve të bardha, u shit nga Sotheby’s në Nju Jork për 920 mijë paund.

The post Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm
Avdullah Hoti e vendos në profil fotografinë e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Tasholli nga “Liria Ka Emër”: Përfundojnë përgatitjet, marshi do të jetë masiv
Vuçiq vazhdon lojën elektorale me gjyqin e Hagës, del me pretendim të ri për “vendimin final”
RTK: Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Kolona veturash drejt Prishtinës, qytetarët i bashkohen Marshit të Lirisë
Kolona veturash drejt Prishtinës, qytetarët i bashkohen Marshit të Lirisë
TOP Momenti
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
TOP Momenti
Zgjedhjet në Bërvenicë, OBRM-PDUKM do të garojë me Stojanço Radiçevskin
Zgjedhjet në Bërvenicë, OBRM-PDUKM do të garojë me Stojanço Radiçevskin
TOP Momenti
Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici
Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici
TOP Momenti
Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit
Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit
TOP Momenti

You Might Also Like

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?
Lajme

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?

September 12, 2026
Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer, prandaj kritikohet
Lajme

Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer, prandaj kritikohet

September 12, 2026
Edi Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova
Lajme

Edi Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

September 12, 2026
Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore
Lajme

Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?