By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Lajme

Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin

Momenti
Published: August 15, 2026

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, i ka bërë sërisht thirrje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të thërrasë seancën konstituive dhe ta konstituojë Kuvendin.

Ismaili tha se sot bëhet një javë prej ditës kur në Kosovë ka pushuar funksionimi i Kushtetutës dhe ligji, ndërsa mbi institucionet po përpiqen të sundojnë “një individ dhe një parti”.

Your browser does not support the video tag.

“Një javë jashtë afatit kushtetues. Per here te pare ne Kosove suspendohet kushtetuta dhe kuvendi me vetedije per agjenden personale te nje individi. Albin Kurti, përmes Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, po e mban të suspeduar Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Ismaili tha se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër, më 16 gusht.

“Thirre seancën. Mos ik. Mos u mshef pas Avni Deharit”, iu drejtua Kurtit Ismaili.

Fjala e plotë e tij në konferencën e sotme:

Sot bëhet një javë prej ditës kur në Kosovë ka pushuar funksionimi i Kushtetutës dhe ligji, ndërsa mbi institucionet po përpiqen të sundojnë një individ dhe një parti.

Më 7 qershor janë mbajtur zgjedhjet.

Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet.

Më 8 gusht ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Dhe sot, më 15 gusht, Kuvendi ende vazhdon të jetë i pakonstituuar.

Një javë jashtë afatit kushtetues. Per here te pare ne Kosove suspendohet kushtetuta dhe kuvendi me vetedije per agjenden personale te nje individi.

Albin Kurti, përmes Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, po e mban të suspeduar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi I Kuvendit, nuk do të thotë vetëm mohim i ushtrimit të mandatit të deputetëve, por edhe mohim i zërit të qytetarëve, apo kërkesave dhe nevojave të tyre.

Sepse ndërkohë që Albin Kurti po merret me kalkulime, qytetarët po paguajnë çmimin.

Kjo nuk eshte teori apo akuze partiake e thate:

Dje, lexuam lajme për mungesë të barnave të rëndësishme në QKUK për pacientët me kancer. Mungesa e një Kuvendi funksional, i lë qytetarët në mëshirën e këtyre ministrave pa mandat, që abuzojnë me paranë publike – e pasojat janë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Mijëra familje kosovare paguajnë cmime të larta për shërbime shëndetësore, që pasurojnë individë e kompani të afërta me pushtetin.

Kriza e njëjte eshte ne energji ku miliona e miliona euro nga xhepi i qytetareve jane duke shkuar direkt ne xhepat e kompanive te aferta me pushetitin.

Kriza e njejte eshte ne arsim ku asnje projekt per permiresim apo digjitazlim te arsimint nuk eshte duke ndodh.

Kjo tani është Kosova reale, Kosova e krizave shumëvjecare të Albin Kurtit.

Cdo qytetar sot eshte i bindur qe krizat jane duke e dobesuar Kosoven. 

Perpos Albin Kurtit i cili sillet se kinse cdo gje eshte duke funksionuar normal dhe pune jane duke shkuar mire.

E tash e futi Kosoven ne krizen e re, nga shkelja e afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Natyrisht me te njejtin mentalitet ata po shpërfillin edhe Rregulloren e Kuvendit dhe detyrimin për vazhdimin e seancës konstituive.

Dje e patë të gjithë kontrastin.

PDK ishte në sallën e Kuvendit. Për herë të tretë.

Ne erdhëm. Ata nuk erdhën.

Ne kërkuam Kuvend. Ata zgjodhën bllokadën.

Ne kërkuam Kushtetutën. Ata po vazhdojne me kalkulimin politik e partiak.

Sot dua t’ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër, më 16 gusht.

Ta kthejnë rendin kushtetutes ne Kosove. Ta thërrasin seancën. Ta propozojnë Kryetarin e Kuvendit.

Dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës.

Por, në të njëjtën kohë, Kosova nuk mund të mbetet peng i Albin Kurtit pafundësisht.

Nuk do ta pranojmë. Nuk do ta normalizojmë. Dhe nuk do ta lejojmë.

Prandaj Zoti Kurti,

Eja në Kuvend.

Thirre seancën. Mos ik. Mos u mshef pas Avni Deharit.

Konstituoje Kuvendin.

Respektoje Kushtetuten e Kosoves.

Kërkesat tona janë Kosova të jetë shtet ligjor e jo shtet që i bindet mentalitetit të pushtetit.

Logjika që nuk respektohet ligji por pushteti është mentalitet i bandave. Ai mentalitet s’ka vend në Kosovë, është i importuar dhe duhet të çrrënjoset.

Nëse nje pushtet rrëzon kushtetutën në një vend, ai vend s’ka me siguri juridike.

PDK është kundër rrënimit të sistemit ligjor dhe instalimit të mentalitetit të bandës, qe funksionin jashte ligjeve dhe kunder ligjeve.

Prandaj jemi duke e mbrojtur kushtetutën sepse kur bien akti ligjor më i madh në vend për interesin e një njeriu, interesin financiar dhe politik të një grupi të njerëzve, atëherë të gjithë mund të zgjohemi nesër në një shtet ku nuk jemi të sigurt.

E atëherë mund të jetë vonë.

Prandaj veprimet tona janë për shoqërinë, ne do ta mbrojmë kushtetutën, kjo nuk është betejë e PDK për PDK. Kjo është betejë e PDK për ju, për të gjithë qytetarët kushdo që jeni pa marrë parasysh çfarë bindje keni.

Kosova është e juaja e jona, kushtetuta është e Kosovës e juaja e jona, na takon të gjithëve ta mbrojmë. PDK është vendosur në vijë të parë të mbrojtjes

The post Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident afër Klinës, dy infermierë të Spitalit të Gjakovës i japin ndihmën e parë të lënduarve
Aksident afër Klinës, dy infermierë të Spitalit të Gjakovës i japin ndihmën e parë të lënduarit
Dehari si arsye të mosthirrjes së seancës përmend edhe “rrezikun e konfliktit fizik”
Ismaili: Mentaliteti i bandave që e vendos pushtetin mbi ligjin s’ka vend, pa rikthimin e rendit kushtetues s’mund të diskutohet për asgjë
Dehari e përdor si pretekst qëndrimin e ri të LDK’së për të mos thirrë seancë -përmend ftesat e Kurtit dhe Haxhiut

LEXO GJITHASHTU

Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
TOP Momenti
Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
TOP Momenti
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
TOP Momenti
Ishte duke ecur rrugës, 66-vjeçarja plagoset me armë zjarri në Ferizaj – Policia identifikon të dyshuarin
Ishte duke ecur rrugës, 66-vjeçarja plagoset me armë zjarri në Ferizaj – Policia identifikon të dyshuarin
TOP Momenti
Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme
Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë me i shkru Deharit
Lajme

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë me i shkru Deharit

August 15, 2026
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike
Lajme

Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

August 15, 2026
“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
Lajme

“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…

August 15, 2026
Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
Lajme

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?