Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Klinës ku një person ka mbetur i lënduar.
Atij i ofruan ndihmë dy infermierë të Spitalit të Gjakovës, Meriton Hoxhaj dhe Xhejron Kameri-Hoxhaj, që rastisën në këtë aksident, duke i dhënë ndihmën e parë, merr vesh Gazeta Express.
Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për informata zyrtare dhe është në pritje të përgjigjes.
The post Aksident afër Klinës, dy infermierë të Spitalit të Gjakovës i japin ndihmën e parë të lënduarit appeared first on Gazeta Express.

