Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, sot ka dhënë një arsye paksa të pazakontë për të mos e thirrur seancën konstituive përkundër që afati kushtetues ka mbaruar qe një javë dhe përkundër thirrjeve të shumta që të thirret seanca për ta nxjerrë vendin nga bllokada.
Dehari tha se vazhdimi i seancës pa “marrëveshje paraprake” e rrit rrezikun e “konfliktit fizik”.
“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit”.
Të mërkurën në Kuvend pati përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes me ata të PDK’së dhe AAK’së, të cilët shkuan në Kuvend për të kërkuar thirrjen e seancës.
Sidoqoftë, përveç pëplasjeve verbale e disa shtyrjeve mes deputetëve nuk pati ndonjë konflikt fizik.
Më pas, deputeti i Vetëvendosjes, më i vjetri i Kuvendit, tha se mirëpret “ftesat për takime të kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, si dhe ftesat e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, për partitë politike për një takim konsultativ”.
The post Dehari si arsye të mosthirrjes së seancës përmend edhe “rrezikun e konfliktit fizik” appeared first on Gazeta Express.

