Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të shoqërohen me deklarata të forta politike. Presidenti amerikan Donald Trump tha se lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, e akuzoi për “diplomaci teatrale” dhe strategji të dështuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se beson se konflikti me Iranin do të marrë fund së shpejti, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, hodhi poshtë deklaratat e tij, duke i cilësuar si “diplomaci teatrale”.
“Mendoj se do të mbarojë së shpejti. Nuk mendoj se mund të rezistojnë më gjatë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, raportoi Reuters.
Në anën tjetër, Qalibaf reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke kritikuar qasjen e presidentit amerikan.
“Këto fjalë nuk janë gjë tjetër veçse diplomaci teatrale përsëritëse. Përdorimi i ngacmimeve, premtimeve të pambajtura dhe lajmeve të rreme si levë për negociata është një strategji e dështuar”, shkroi ai.
Ai i bëri thirrje Trumpit që “të pranojë faktet dhe të përmbushë detyrimet e tij”, duke shtuar se “nuk kemi nevojë për më shumë dramë”.
Sipas raportimeve, marrëveshja që është negociuar prej disa javësh synon rivendosjen e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor iranian.
Ndërkohë, në zhvillime të tjera, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se 11 civilë u plagosën nga një sulm i rebelëve Huthi në rajonin kufitar të Najranit, ndërsa tensionet mbeten të larta edhe në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani po shqyrton masa të reja ndaj anijeve amerikane dhe izraelite.
The post Trump parashikon fundin e luftës me Iranin, Qalibaf e kundërshton appeared first on Gazeta Express.

