By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermani: AfD prin, CDU/CSU humbasin simpatizantë në sondazh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermani: AfD prin, CDU/CSU humbasin simpatizantë në sondazh
Lajme

Gjermani: AfD prin, CDU/CSU humbasin simpatizantë në sondazh

Momenti
Published: August 7, 2026

Sipas sondazhit “ARD-DeutschlandTrend” Unioni CDU/CSU vazhdon të humbasë mbështetje, në elektorat, kurse AfD-ja po shënon rritje dhe arriti nivelin më të lartë të mbështetjes deri tani.

Sondazhi i fundit i institutit Infratest dima për prirjet politike dhe shoqërore në Gjermani për “ARD-DeutschlandTrend” konfirmoi një tendecë që po vihet re prej muajsh. Raporti mes Unionit CDU/CSU dhe AfD-së është përmbysur krahasuar me zgjedhjet federale të shkurtit 2025. Asokohe Unioni CDU/SCU fitoi 28,5 për qind të votave, ndërsa AfD-ja 20,8 për qind.

Your browser does not support the video tag.

Në pyetjen aktuale të sondazhit “Për cilën parti do të votonit sikur të dielën të zhvilloheshin zgjedhje” CDU/CSU ra në kuotën 21 për qind (-1 përqind krahasuar me muajin e kaluar), ndërsa AfD-ja u rrit në kuotën 28 për qind (+1 përqind). Ky është rezultati më i lartë i matur ndonjëherë për këtë parti në sondazhin ARD-DeutschlandTrend.

Që nga zgjedhjete para gati një viti e gjysmë mbështetje tek elektorati ka humbur jo vetëm grupi konservator CDU/CSU, por edhe partia socialdemokrate SPD.

Përfituesja më e madhe nga pakënaqësia ndaj qeverisë ka qenë AfD-ja, por edhe të Gjelbrit dhe Partia e Majtë (Die Linke) kanë arritur të fitojnë më shumë përkrahës krahasuar me periudhën e zgjedhjeve.

Në sondazhin aktual SPD-ja vazhdon pa ndryshim me 12 për qind, të Gjelbrit 15 për qind, Partia e Majtë në 11 për qind dhe partia liberale FDP në 4 për qind.

Për sondazhin përfaqësues Infratest dimap pyeti 1.297 qytetarë me të drejtë vote.

Pakënaqësi me qeverisjen

Ndryshimet që bëri kancelari Merz në kabinet nuk duket se kanë ndryshuar në reputacionin e qeverisë dhe të kancelarit.

Mbi dy të tretat e të anketuarve mendojnë se pas ndryshimeve në personel qeveria federale do të punojë po aq keq sa deri tani (57 për qind) ose madje edhe më keq (11 për qind). Vetëm rreth një e katërta kanë vlerësim pozitiv: 12 për qind mendojnë se qeveria do të punojë më mirë, ndërsa 12 për qind të tjerë besojnë se ajo do të punojë po aq mirë sa deri tani.

Vetëm një pakicë prej 13 për qind shprehet shumë e kënaqur ose e kënaqur me punën e qeverisë federale, ndërsa shumica dërrmuese, 85 për qind, deklaron se është e pakënaqur.

Nevojë e lartë për ndryshim

Pakënaqësia ndaj qeverisë ushqehet gjithashtu nga dëshira gjithnjë e më e madhe për ndryshim. Më shumë se gjysma e popullsisë (55 për qind, ose 7 përqind më shumë krahasuar me dhjetorin 2024) dëshiron një ndryshim rrënjësor në Gjermani.

Këto vlera të larta nxiten veçanërisht nga mbështetësit e AfD-së (86 për qind) dhe të Partisë së Majtë, Die Linke (71 për qind). Megjithatë këto dy grupe kanë vizione shumë të ndryshme për mënyrën se si duhet të jetë ky ndryshim politik. Por të dyja palët e shohin se idetë dhe synimet e tyre politike nuk po realizohen nga qeveria aktuale./DW/

The post Gjermani: AfD prin, CDU/CSU humbasin simpatizantë në sondazh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin
Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri
Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes
GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë
Lajme

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

August 7, 2026
Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
Lajme

Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit

August 7, 2026
Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë
Lajme

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë

August 7, 2026
Qeveria angleze vendos orë policore për rrjetet sociale, adoleshentët gjejnë zgjidhjen
Lajme

Qeveria angleze vendos orë policore për rrjetet sociale, adoleshentët gjejnë zgjidhjen

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?