By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska
Lajme

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska

Momenti
Published: August 7, 2026

Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të rivendosë sanksionet ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, që u hoqën në tetor të vitit 2025.

Kjo thirrje vjen pasi autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë morën në pyetje punonjës dhe ish-punonjëe të Qendrës Përkujtimore Potoçari, që morën pjesë në përgatitjen e një raporti për mohimin e gjenocidit.

Your browser does not support the video tag.

Më 6 gusht, përmes një deklarate senatorët thanë se janë “thellësisht të shqetësuar” pasi 26 punonjës dhe ish-punonjës dhe bashkëpunëtorë u morën në pyetje në Drejtorinë e Policisë në Zvornik javën e kaluar.

“Shkalla dhe koha e këtyre veprimeve janë shqetësuese, veçanërisht sepse puna e Qendrës Përkujtimore është kyç për ruajtjen e së vërtetës, nderimin e viktimave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të respektojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës dhe të sigurojnë që Qendra Përkujtimore të mund ta përmbushë misionin e saj thelbësor, pa u përballur me frikësim”, u tha në reagimin e një grupi senatorësh nga komitete të ndryshme të Senatit, përfshirë nga ai për Marrëdhënie me Jashtë, i Drejtësisë, nënkomiteti për Marrëdhënie me Evropë, për Siguri dhe Mbrojtje i Asamblesë Parlamentare si dhe nga anëtarë të Komisionit të Helsinkit.

Në deklaratë, ata i bëjnë thirrje administratës amerikane që të zbatojë sanksionet e miratuara në kuadër të Akti të Autorizimit të Mbrojtjes kombëtare, duke theksuar se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan kanë qenë të qartë: “masakra e Srebrenicës ishte gjenocid”.

“Më shumë se 30 vjet më vonë, kemi një përgjegjësi t’i kujtojmë viktimat, të qëndrojmë pranë familjeve të tyre dhe të sigurojmë që kjo histori tragjike të mos mohohet apo fshihet. Rishkrimi i historisë për përfitime politike thellon ndasitë, nxit tensionet etnike dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë”, thanë senatorët.

“I bëjmë thirrje administratës që të zbatojë sanksionet e detyrueshme të miratuara në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, në mënyrë që individët të mbahen përgjegjës për sjellje destabilizuese dhe cenim të institucioneve demokratike”, u shtua në deklaratë.

Prokuroria Publike e Qarkut në Bielinës ka konfirmuar më herët për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ka hapur një rast për verifikimin e informacioneve dhe kallëzimit që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Institucionit Publik Qendra Përkujtimore e Srebrenicës gjatë vitit 2022.

Siç është bërë e ditur nga Prokuroria, lënda është në fazën e verifikimeve për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të shmangies së tatimeve dhe kontributeve, teksa institucionet e tjera po mbledhin dokumentacion dhe prova të tjera.

Prokuroria në Republikën Sërpska tha se deri më tani nuk ka nxjerrë ndonjë urdhër për hetim dhe se aktualisht po merr në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve. Dhe, vetëm pasi të jenë mbledhur dokumentacionet dhe provat e nevojshme, prokurori do të marrë vendim për veprimet e mëtejme.

Drejtori i Qendrës Përkujtimore, Emir Sulagiq, vazhdimisht ka paralajmëruar për presion nga institucionet e Republikës Sërpska, për shkak të punës së Qendrës, veçmas për aktivitetet që kanë të bëjnë me dokumentimin e gjenocidit dhe mohimit të gjenocidit.

Autoritetet e Republikës Sërpska, përfshirë zyrtarët më të lartë politikë, prej vitesh mohojnë dhe hedhin poshtë aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për gjenocidin në Srebrenicë.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, e hapur në vitin 2003 në ish-bazën e Kombeve të Bashkuara, është institucion shtetëror, që përqendrohet në ruajtjen e kujtimit të më shumë se 8.000 boshnjakëve të vrarë në gjenocidin e korrikut të vitit 1995./REL/

The post Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin
Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri
Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes
GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë
Lajme

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

August 7, 2026
Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
Lajme

Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit

August 7, 2026
Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë
Lajme

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë

August 7, 2026
Qeveria angleze vendos orë policore për rrjetet sociale, adoleshentët gjejnë zgjidhjen
Lajme

Qeveria angleze vendos orë policore për rrjetet sociale, adoleshentët gjejnë zgjidhjen

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?