By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet
Lajme

Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet

Momenti
Published: August 3, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje ose të dorëzohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump e cilësoi udhëheqjen iraniane “mjaft mashtruese”, pasi Teherani mohoi se ishte në negociata me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës pesëmujore.

Your browser does not support the video tag.

“Nëse Irani dëshiron ta pranojë ose jo, ne në fakt jemi duke biseduar për zgjidhjen e problemit që ata kanë shkaktuar, për dekada”, shkroi Trump në Truth Social.

Mbrëmjen e 1 gushtit, Trump tha se ka vendosur që të ndalojë atë që premtoi se do të ishte një sulm i paprecedent ndaj Iranit, duke thënë se “perimetrat” e marrëveshjes janë pajtuar me Teheranin.

Por, Ministria e Jashtme e Iranit më 3 gusht mohoi se shteti ishte në negociata me Shtetet e Bashkuara. Ministria tha se po zhvillonte vetëm bisedime me Omanin për të diskutuar për kontrollin e përbashkët mbi Ngushticën e Hormuzit, pikën më të rëndësishme të kalimit për energjinë në botë.

Teherani praktikisht e ka mbyllur ngushticën, përmes së cilës kalonte një e pesta e furnizimeve botërore me naftë para luftës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së bombardimeve të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Republikës Islamike në fund të muajit shkurt.

Në postimin e tij në Truth Social më 3 gusht, Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime, “disa do të thoshin se ishte duke ‘u lutur’”, por tani po bën “broçkullat e tij të zakonshme” për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Trump këmbënguli se ngushtica “tashmë kontrollohet plotësisht nga Marina e Shteteve të Bashkuara dhe ‘bllokada’ jonë, ose siç e quajnë disa, ‘Muri amerikan i çeliktë!’. Asgjë nuk hyn në Iran, përveç nëse ne duam që të hyjë, dhe asgjë nuk do të kalojë, përveç nëse arrihet një marrëveshje ose një dorëzim total”.

Uashingtoni rivendosi një bllokadë detare ndaj Iranit pas zhbërjes së një marrëveshjeje të përkohshme që SHBA-ja dhe Irani arritën në muajin qershor./REL

The post Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së
“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes
Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten
Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë
“Bone një ofertë qe s’ka qare pa e refuzu”, Ilir Mirena e sheh si ofenduese letrën e Kurtit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët
Lajme

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

August 3, 2026
Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK
Lajme

Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK

August 3, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq
Lajme

Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq

August 3, 2026
Ismajli: Qeveria në këto 5 vjet ka funksionuar pa opozitë
Lajme

Ismajli: Qeveria në këto 5 vjet ka funksionuar pa opozitë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?