By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trendafilov: Me këto paga, punëtorët në Maqedoninë e Veriut vetëm mbijetojnë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trendafilov: Me këto paga, punëtorët në Maqedoninë e Veriut vetëm mbijetojnë
TOP Momenti

Trendafilov: Me këto paga, punëtorët në Maqedoninë e Veriut vetëm mbijetojnë

Momenti
Published: September 24, 2026

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi në Tv Shenja se në Maqedoninë e Veriut pagat janë të një niveli të ulët dhe se me këto pagesa as punëtorët nga vendet e treta nuk po qëndrojnë në vendin tonë.

Ai sqaroi se punëtorët dhe punëdhënësit, vitin e kaluar janë dakorduar për pagë minimale 500 euro, por Qeveria nuk e pranoi.

“Vitin e kaluar kërkesa e punëtorëve ishte që paga minimale të jetë më së paku 30 mijë denarë, jo pse dikujt ju ka kujtuar ashtu, por sepse të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave treguan se, vetëm me rritjen e pagës minimale bëhet presion ndaj të gjitha pagave të tjera. Dhe ne thamë, ja i keni të dhënat në tavolinë, le të ulemi të bisedojmë, të negociojmë dhe të shohim cilat janë mundësitë dhe në çfarë mënyre mund të gjendet metodologji e cila do të mundësojë që përkrah rritjes së pagës minimale të rriten edhe pagat tjera. Ata ishin tërësisht të shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve”, tha Trendafilov.

Ai u ndal edhe tek shporta minimale e konsumatorëve, e cila nga muaji në muaj shënon rritje. Sipas tij, pjesa më e madhe e të ardhurave të qytetarëve shpenzohet për ushqim, duke theksuar se punëtorët mezi arrijnë të sigurojnë nevojat themelore të familjeve.

“Kjo do të thotë se, punojmë vetëm që të fitojmë për t’u ushqyer. Kjo do të thotë se, shkojmë në punë dhe nuk kemi para për burek dhe jogurt thënë me gjuhën e popullit, që të mund të dërgojmë para në shtëpi, që të mund të blejmë ushqim për familjen. Nëse kemi parasysh se pikërisht vlera në pjesë e ushqimit dhe pijeve është afër pagës minimale, vlerës së pagës minimale, apo afër 25 mijë denarë nevojiten për një amvisëri të një familjeje katër anëtarëshe që t’i blejë 63 artikujt më të domosdoshëm ushqimor”, tha Trendafilov.

Ai shtoi se me pagat në Maqedoni punëtori nuk jeton dinjitetshëm, por vetëm mbijeton.

You Might Also Like

Shqipëria miraton ligjin, deri në 40 trupa do të dërgohen në Gazë
Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Hodai: Studentët në Maqedoninë e Veriut paguajnë 2-3 herë më shumë për transport se në Gjermani e Slloveni
Eurodeputeti kroat: Pa normalizim me Kosovën, Serbia s’ecën drejt BE-së – Merkel fajtore për ngritjen e Vuçiqit
Kosova fitoi luftën për liri, tani duhet të fitojë luftën për të vërtetën

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet B.A., 42-vjeçar – i kërkuar për vjedhje të rëndë
Arrestohet B.A., 42-vjeçar – i kërkuar për vjedhje të rëndë
Lajme
Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
Lajme
Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin
Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin
Lajme
Zbulohen dy specie të reja karkalecash malorë në Shqipëri
Zbulohen dy specie të reja karkalecash malorë në Shqipëri
TOP Momenti
Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të ukrainasit të dyshuar për shpërthimet e Nord Stream
Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të ukrainasit të dyshuar për shpërthimet e Nord Stream
Lajme

You Might Also Like

BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë
TOP Momenti

BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

September 24, 2026
Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie
TOP Momenti

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

September 24, 2026
Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmojnë Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë
TOP Momenti

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmojnë Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë

September 24, 2026
Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik
TOP Momenti

Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?