By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie
TOP Momenti

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Momenti
Published: September 24, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar llogaridhënie të plotë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministria ka theksuar se, tri vjet pas sulmit, kërkesa për drejtësi mbetet e pandryshuar.

“Përgjegjësit për planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe të gjitha rrethanat që lidhen me këtë akt dhune duhet të zbardhen plotësisht”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm një sulm ndaj forcave policore të Kosovës, por edhe ndaj sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve për ndërtimin e stabilitetit dhe normalizimit afatgjatë në rajon.

“Lejimi i akteve të tilla pa përgjegjësi do t’u dërgonte mesazhin e gabuar atyre që synojnë ta minojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit”, thuhet më tej.

Ministria ka theksuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet të qëndrueshëm apo normalizim dhe pajtim të mirëfilltë pa llogaridhënie.

“Drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë pengesë për dialogun. Përkundrazi, ajo është një nga themelet thelbësore mbi të cilat duhet të mbështeten dialogu i besueshëm, besimi i ndërsjellë dhe pajtimi afatgjatë”, përfundon reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

You Might Also Like

Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Hodai: Studentët në Maqedoninë e Veriut paguajnë 2-3 herë më shumë për transport se në Gjermani e Slloveni
Eurodeputeti kroat: Pa normalizim me Kosovën, Serbia s’ecën drejt BE-së – Merkel fajtore për ngritjen e Vuçiqit
Kosova fitoi luftën për liri, tani duhet të fitojë luftën për të vërtetën
Zbulohen dy specie të reja karkalecash malorë në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet B.A., 42-vjeçar – i kërkuar për vjedhje të rëndë
Arrestohet B.A., 42-vjeçar – i kërkuar për vjedhje të rëndë
Lajme
Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
Lajme
Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin
Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin
Lajme
Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të ukrainasit të dyshuar për shpërthimet e Nord Stream
Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të ukrainasit të dyshuar për shpërthimet e Nord Stream
Lajme
BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë
BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Trendafilov: Me këto paga, punëtorët në Maqedoninë e Veriut vetëm mbijetojnë
TOP Momenti

Trendafilov: Me këto paga, punëtorët në Maqedoninë e Veriut vetëm mbijetojnë

September 24, 2026
Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmojnë Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë
TOP Momenti

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmojnë Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë

September 24, 2026
Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik
TOP Momenti

Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik

September 24, 2026
RrGK kërkon që nevojat e qytetarëve të prioritizohen në Buxhetin 2027
TOP Momenti

RrGK kërkon që nevojat e qytetarëve të prioritizohen në Buxhetin 2027

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?