By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
TOP Momenti

Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve

Momenti
Published: August 29, 2026









Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë sot pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën shqetësimet për diskriminimin institucional dhe bllokimin e mjeteve financiare për projektet e tyre.

Your browser does not support the video tag.


Nikoqir i këtij takimi ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti.


Të pranishëm ishin edhe deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.


Në takim me përfaqësues politikë e organizata civile nga këto treva, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për Kosovën mbështetja ndaj shqiptarëve atje është përgjegjësi e vazhdueshme, ndërsa kërkoi që mjetet e bllokuara të zhbllokohen dhe projektet e miratuara të realizohen, raporton KP.


Kryeministri në detyrë tha se këto mjete lidhen me dhjetëra projekte në kulturë, sport, arsim, media, gjuhë shqipe dhe mbështetje sociale


“Kemi dy transfere të bllokuara në janar të këtij viti, me vlerë prej 304.500 euro, dhe në prill të po këtij viti, me vlerë prej 1.837.500 euro, apo më shumë se gjashtëfishi i shumës paraprake. Këto janë tri mjete që mbulojnë një arkitekturë të tërë programesh të rëndësishme për jetën e shqiptarëve. Janë 78 projekte të aprovuara në art, kulturë, dhe trashëgimi kulturore. Janë 23 projekte në sport. Janë 13 projekte për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.


Janë 7 organizata që punojnë me fëmijët me nevojat të veçanta. Janë edhe 15 aplikantë të arsimuar në fushën e informimit dhe të mediave në gjuhën shqipe. Vetëm këtu përbëjnë 186 projekte dhe organizata që janë aprovuar. Janë edhe 61 aplikime të familjeve të aprovuara të nxënësve që kanë humbur njërin ose të dy prindërit” tha ai.


Kurti ka thënë se bllokimi i mjeteve për organizatat shqiptare në Kosovë nuk prek vetëm ato që kanë fituar projektet, por edhe nxënësit, studentët, praktikantët, fëmijët me nevoja të veçanta dhe gazetarët.


Sipas tij, dëmi nga mosndarja e këtyre mjeteve nuk mund të matet vetëm me shumën e parave, pasi pasojat lidhen me mundësitë që humbin qytetarët.


Kurti u ndal edhe te vizita e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në këto zona, duke e cilësuar si tregues të klimës me të cilën përballen shqiptarët atje.


Sipas tij, dallimi në trajtimin institucional të shqiptarëve dhe komunitetit serb është dëshmi e një problemi më të gjerë politik.


“Por, shtypja nga shteti i Serbisë nuk shihet vetëm në statistika. Shihet edhe në gjuhë, shihet në sjellje, shihet në mënyrën se si reagon shteti. Pikërisht një javë më parë, kur presidenti i Serbisë, Vuçiq, vizitoi vetëm vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë, në Bujanoc dhe në një fshat të Preshevës, duke përdorur gjuhë stigmatizuese e denigruese ndaj shqiptarëve, dhe më pas është dëgjuar premtimi nga Vuçiqi për punësim nga BIA për 48 orë. Dhe ky kontrast është i rëndë. Kur shqiptari kërkon punësim në institucionet publike, përballet me barriera dhe nënpërfaqësim…. Dhe pikërisht për këtë arsye sot jam këtu jo vetëm për t’ju folur, por të bashkëbisedojmë. Qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e kemi ndërtuar në këtë linjë të përbashkët”, tha ai.


Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj asaj që e cilësoi si diskriminim sistematik, duke thënë se parimet evropiane për sundimin e ligjit, barazinë dhe mosdiskriminimin duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Ai tha se Kosova do të vazhdojë ta dokumentojë dhe ndërkombëtarizojë këtë çështje, në mënyrë që ajo të adresohet edhe në Bruksel, Uashington dhe Strasburg.


“Sepse nuk mjafton që një shqiptar nga Presheva të trajtohet mirë në Prishtinë, duhet të ketë të drejta edhe në Preshevë. Nuk mjafton që një student nga Bujanoci të ketë sukses në Kosovë, duhet të ketë perspektivë edhe në Bujanoc. Nuk mjafton që një mjek nga Medvegja të licencohet në Kosovë, duhet të ketë mundësi të punojë me dinjitet në profesionin e vet edhe atje, në Medvegjë. Nuk mjafton që një i ri nga Pazari i Ri të ndjekë kurset e gjuhës shqipe këtu, duhet ta ketë edhe mundësinë ta ruajë, ta afrojë, ta gjallërojë identitetin e vet kombëtar atje”, tha ai.


Në fund, Kurti u shpreh se mbështetja për shqiptarët e këtyre trevave duhet të jetë e vazhdueshme dhe e shoqëruar me mekanizma konkretë institucionalë e buxhetorë.


 


source

You Might Also Like

Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore
Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas
​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën
Vjedhin në arkën e kishës mbi 1 mijë euro, policia heton rastin në Bushincë të Novobërdës

LEXO GJITHASHTU

Djali i akuzon imamët se s’pranuan t’ia varrosin nënën me flamur kombëtar, xhamia e fshatit të Tetovës reagon në facebook
Djali i akuzon imamët se s’pranuan t’ia varrosin nënën me flamur kombëtar, xhamia e fshatit të Tetovës reagon në facebook
Lajme
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra ende të zhdukur
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra ende të zhdukur
TOP Momenti
Paralajmërimi për ndaljen e grumbullimit të qumështit, SHPQK: Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e situatës
Paralajmërimi për ndaljen e grumbullimit të qumështit, SHPQK: Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e situatës
TOP Momenti
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në Kosovë
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në Kosovë
TOP Momenti
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
TOP Momenti

Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët

August 29, 2026
Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli
TOP Momenti

Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli

August 29, 2026
​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
TOP Momenti

​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara

August 29, 2026
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
TOP Momenti

Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?