Numri i viktimave nga incidenti me të shtëna në një shkollë të mesme në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut, ka shkuar në nëntë, përfshirë edhe autorin e dyshuar të sulmit, raportojnë mediat tajlandeze.
Një nxënëse 12-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmit.
Sipas autoriteteve, një adoleshent 14-vjeçar i armatosur hapi zjarr në ambientet e shkollës të premten, duke vrarë pesë mësues. Pas sulmit, ai vrau veten.
Policia i ka konsideruar gjithashtu viktima të incidentit gjyshin dhe gjyshen e adoleshentit, të cilët dyshohet se u qëlluan prej tij përpara se të shkonte në shkollë.
Në total, 23 persona mbetën të plagosur nga të shtënat, ndërsa 13 prej tyre vijojnë të marrin trajtim në spital.
Sipas policisë tajlandeze, në incident nuk ka pasur shtetas rusë apo të huaj të tjerë të plagosur.

