Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar takimin e sotëm në Presidencë ku ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nga partitë e mëdha shqiptare iu përgjigj vetëm bashkëpartiaku i saj e shefi i partisë, Albin Kurti.
“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Çitaku.
Ajo tha se vendi i tyre është në Kuvend dhe i ftoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin. Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!”.
Në takim shkuan edhe Donika Gërvalla e Mimoza Kusari-Lila, të cilat me partitë e tyre garojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhje.
Po ashtu, në takim ishin edhe përfaqësues nga partitë nga komuniteti joshumicë.
The post Takimi te Haxhiu, Çitaku: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, ju presim në seancë në 11:00 appeared first on Gazeta Express.

