Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës.
Sipas Policisë, arrestimi është kryer në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.
Personi i identifikuar me inicialet V. Rr., mashkull, ishte në kërkim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

